English

Shkupi zyrtar përshëndeti aplikimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Shkup, 29 prill, NOA - Qeveria e Maqedonisë pozitivisht ka vlerësuar aplikimin e djeshëm të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Në një komunikatë të kabinetit të zëvendëskryeministrit për Euro-integrim, Ivica Bocevski theksohet se Qeveria e Maqedonisë përshëndet aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE.

"Në interes strategjik të paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratik të rajonit është që Ballkani Perendimor sa më shpejt të jetë e mundur ti bashkohet familjes së madhe evropiane dhe të kompletohet pjesa e fundit e mozaikut evropian", theksohet në komunikatën e Qeverisë në Shkup.

Zëvendëskryeministri Bocevski ka shtuar se Maqedonia gjithmonë do të jap mbështetje të plotë politike dhe do të ofrojë përvojën e saj institucionale dhe administrative vendeve të rajonit për proceset euroatlantike dhe liberalizimin e vizave.

NOA-INA

Â

KOMENTE