Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmet terroriste, gjykata amerikane u jep burg të përjetshëm 3 shqiptarëve
English

Sulmet terroriste, gjykata amerikane u jep burg të përjetshëm 3 shqiptarëve

Uashington, 29 prill, NOA - Burgim të përjetshëm kanë marrë tre emigrantë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej gjyqësorit të këtij vendi.

Bëhet fjalë konkretisht për një gjykatë të Nju Xhersit, e cila ka dënuar me burgim të përjetshëm tre vëllezërit emigrantë nga Dibra e Madhe; Dritan, Shahin dhe Elvir Duka, të cilëve u është hequr edhe mundësia për apelimin e vendimit.

Përkatësisht me moshat 30, 28 dhe 25 vjeç, mbi emigrantët shqiptarë rëndonte akuza e  planifikimit të sulmeve terroriste kunder bazës ushtarake "Fort Dix".

Ndër të tjera, prokurorët amerikanë thanë se tre shqiptarët dhe dy të akuzuarit e tjerë që bashkëpunonin me ta, turku Serdar Tartar dhe jordanezi Mohamad Ibrahim Shneuer, ishin frymëzuar nga ideja e një lufte të shenjtë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çështja e planifikimit të sulmit ndaj bazës "Fort Dix", e cila merret me rekrutimin e kadetëve, u zbardh nga dëshmia e dy shqiptarëve të tjerë, Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli, si dhe nga një tjetër shqiptar që punoi si i infiltruar për llogari të FBI-së. Ndërkaq, njëri nga tre vëllezërit në fjalë, Dritan Duka, ishte dënuar edhe me 30 vjet burg përveç burgimit të përjetshëm.

Tre shqiptarët janë mbrojtur duke pohuar se kanë qenë të pafajshëm dhe viktima të konspiracionit të qeverisë amerikanë, si edhe të manipuluar nga dy të akuzuarit e tjerë dhe nga një shqiptar i infiltruar në FBI.

n.e/NOA

Â

KOMENTE