Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtoresha e USAID në Shqipëri Mahoney: Korrupsioni po ju minon në atë çka keni arritur
English

Drejtoresha e USAID në Shqipëri Mahoney: Korrupsioni po ju minon në atë çka keni arritur

Tiranë 30 prill NOA - Drejtoresha e USAID në Shqipëri Roberta Mahoney ka dhënë një deklaratë sot me anë së cilës shprehet se sipas sondazhit të 2009 korrupsioni vazhdon të jetë një problem shumë serioz.

"Ky sondazh, përgatitur nga IDRA, është i pesti në një seri raportesh mbi korrupsionin në Shqipëri. Këto sondazhe janë mjete për të ndihmuar të gjithë shqiptarët që të kuptojnë më mirë përmasat dhe natyrën e korrupsionit. Besimi tek institucionet vazhdon të jetë i ulët. Transparenca, e parë nga publiku, duket se është një çështje kritike. Publiku i gjerë, por edhe zyrtarët publikë, mendojnë se korrupsioni është një dukuri e përhapur gjerësisht" u shpreh Mahoney.

"E thënë thjesht, korrupsioni është një problem dhe ekzistenca e tij u vjedh shqiptarëve kohë, energji dhe para që mund të shpenzoheshin më mirë për qëllime më pozitive.Â

Shqipëria është një anëtare e re e NATO-s që po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE, duke zhvilluar infrastrukturën dhe duke investuar në reforma ekonomike.

Megjithatë, ajo çka është gjithashtu e qartë është që korrupsioni, madhor dhe i vogël  po minon gjithçka që po arrihet" u shpreh në fjalën e saj drejtoresha e USAID.

Sipas saj Shqipëria ndodhet në buzë të një bashkimi të madh e të fuqishëm ekonomik i vështirë për t'u futur dhe për të bërë biznes.

"Reputacioni i Shqipërisë si një vend për korrupsion duhet kapërcyer me një betejë të pandalshme, të palodhur kundër tij. Fqinjët tuaj europianë, qofshin njerëz të biznesit, pushues, akademikë, apo kolegë profesionistë, duhet të fillojnë ta shohin Shqipërinë si një vend partner  një vend me të njëjtat qëllime dhe ambicie si të tyret" shtoi me tej Mahoney.

Në deklaratën e saj, drejtoresha e USAID u shpreh se "qytetarët duhet t'i kërkojnë llogari qeverisë për ofrimin e shërbimeve publike bazë. Kjo është zemra e demokracisë. Institucionet demokratike nuk mund të ekzistojnë pa këtë besim. Qeveritë duhet ta fitojnë besimin. Për ta fituar këtë besim, një qeveri duhet të shprehë përkushtimin ndaj reformave, duhet të japë llogari për ato reforma dhe duhet t'i zbatojë rregullat në mënyrë të palodhur"

k.k/NOA

KOMENTE