Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fasonistët në alarm për krizën ekonomike, PS Beqaj: Po jepet sinjali i krizës
English

Fasonistët në alarm për krizën ekonomike, PS Beqaj: Po jepet sinjali i krizës

Tiranë 30 prill NOA - Nënsekretari për Programin e PS, Ilir Beqja ka reaguar sot pas deklaratës së fasonistëve se ndodhen në krizë.

Me anë të një deklarate për shtyp Beqja është shprehur se papunësia po rrite dhe prodhimi po ulet.

"Prej disa javësh kemi shprehur shqetësimin mbi krizën ekonomike që po prek Shqipërinë. Pavarësisht shqetësimeve tona, Sali Berisha dhe qeveria e tij vazhdojnë edhe sot e kësaj dite ta mohojë krizën, madje flasin për rritje ekonomike dhe ulje të varfërisë' u shpreh Beqja.

"Deklarata e sotme e fasonistëve, nuk është gjë tjetër veçse edhe një sinjal që provon se vendi është në krizë se prodhimi po ulet, se papunësia po rritet, se 11 mijë punonjës kanë humbur vendin e punës dhe 50 ndërmarrje janë mbyllur.

Nëse kryeministri dhe qeveria nuk e kuptojnë që vendi është në krizë atëherë janë të paaftë, nëse e fshehin atë, atëherë kjo është papërgjegjshmëri e dënueshme" shtoi me tej Beqja.

Sipas tij pas 28 qershorit Partia Socialiste, jo vetëm që do të tregojë transparencë mbi situatën ekonomike në vend, por i siguron fasonistët dhe gjithë sipërmarrjen shqiptarë se,

do të jetë në krah të tyre, do të ç'instalojë sistemin e pagave dhe çmimeve të referencës

do të rimbursojë tatimin mbi vlerën shtuar.

Fasonistët dhanë sot alarmin për krizën ekonomike. Janë mbyllur 50 ndërmarrje për shkak të krizës ekonomike duke lënë pa punë 11 mijë punonjës. Ndërmarrjet i kërkuan qeverisë ti ndihmojë duke paguar sigurimet e punonjësve për gjashtë muaj.

k.k/NOA

KOMENTE