English

Nis edicioni i 4-t i "Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan"

Durrës, 30 prill, NOA - Sot në mbrëmje starton edicioni i katërt i "Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan", i cili do të zhvillohet në Teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, pas një ceremonie të shkurtër të hapjes, në skenë do të ngjitet trupa "Kolben Dance Company" nga Izraeli me spektaklin "Interface".

Programi parashikon që ditën e nesërme të ngitet ën skenën e këtij festivali trupa "EnKnap Group Slovenia" nga Sllovenia me performancën "Sky" dhe me performancën tjetër "Coelacanth", trupa e "Paul Ibey" nga Kanadaja.

Programi vijon në datën 2 maj me prezantimin e këtyre trupave në sallën "Black Box", të Akademisë së Arteve në Tiranë.

Ndërsa në datën 3 maj parashikohet edhe prezantimi i trupës shqiptare "Albania Dance & Theatre Company Albania" me pjesën "Lukja". Por trupat shqiptare do të performojnë edhe në datën 5 maj me pjesën "General of the Death Army", e vënë në jetë nga "Opera House Albania".

n.e/NOA

KOMENTE