English

Përkujtohet 10-Vjetori i rënies heroike të dëshmorit Lutfi Musiqi

Hajdin Islami

Vushtrri, 30 Prill NOA - Në Shtëpinë e Kulturës "Hasan Prishtina" në Vushtrri me një akademi përkujtimore të një niveli të lartë artistik si dhe organizativ është përkujtuar në 10-Vjetorin e rënies heroike dëshmori Lutfi Musiqi.

Të pranishëm në këtë akademi kanë qenë personalitete të ndryshme të komunës së Vushtrrisë, profesor të Universitetit të Prishtinës, bashkëluftëtarë të Lutfi Musiqit, miq dhe familjarë të dëshmorit.

Kurse para të pranishmëve është shfaqur një performancë e aktorit Çun Lajqi, ndërsa këngëtari Shaban Krasniqi është prezantuar me një këngë kushtuar Lutfi Musiqit.

Në fund të kësaj akademie janë vënë kurora lulesh para përmendores së dëshmorit Lutfi Musiqi pranë lokaleve të Shkollës së Mesme Teknike"Lutfi Musiqi" në Vushtrri.

Për ta shikuar dhe dëgjuar këngën e Shaban Krasniqit, kushtuar Lutfi Musiqit klikoni këtu h.s/NOA

KOMENTE