English

Komisioneri i BE, Olli Reh, kritika Londrës për Ballkanin Përëndimor

Tiranë, 1 maj Update NOA - Komisioneri për zgjerim në BE, Olli Rehn ka shprehur kritika ndaj Britanisë së Madhe e Gjermanisë, pasi ato kanë shprehur skepticizëm në çështjen e zgjerimit të bllokut drejt Ballkanit perëndimor. Komisioneri Rehn tha sot në një intervistë për gazetën britanike "Telegraph", se shumë njerëz shprehen se për shkak të recesionit ne duhet të ndalim zgjerimin. Por shtoi se ky është një perceptim totalisht i gabuar.

"Zgjerimi ka treguar edhe më parë, se ka pasur efekte të mëdha pozitive në Europë", - tha Rehn.

Kurse në një konferencë në Pragë kushtuar bilancit të zgjerimit të unionit, z.Rehn tha se "vënia në pikëpyetje e obligimeve tona për zgjerim nuk do të na ndihmojë në përballjen me krizën ekonomike".

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, tha se procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk guxon të flijohet për krizën ekonomike globale. "Nga gjashtë qëllimet që BE-ja i vuri vetes në fushën e zgjerimit në vitin 2004, pesë janë plotësuar, përveç ribashkimit të Qipros. Një ndër to ishte zgjidhja e statusit të Kosovës", ka thënë Rehn. Ai tha se 2009-ta do të duhej të jetë vit i liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. "Çdo vend duhet të ketë sistem të besueshëm të sigurisë, pasaporta biometrikë, kontrolle të integruara në kufijtë dhe të luftojë me efikasitet krimin e organizuar dhe korrupcionin", tha Olli Rehn.

Ai theksoi sërish se qëndrimet skeptike të disa shteteve ndaj Ballkanit perëndimor janë politike dhe vijnë për shkak se qeveritë përkatëse janë vënë në qendër të kritikave lidhur me krizën ekonomike. Â

e.l/NOA

KOMENTE