English

Kriza financiare, numri i të papunëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet

Uashington, 1 maj, NOA - Tregu i punës në Shtetet e Bahskuara të Amerikës po pëson goditje të madhe për shkak të krizës financiare. Që prej fillimit të recesionit në këtë vend, më shumë se pesë milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës, duke shënuar normën më të lartë të këtij treguesi në SHBA që prej 25 vitesh.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë muajit mars 663.000 qytetarë në SHBA u regjistruan të papunë dhe mesazhet për papunësinë vijojnë të jenë edhe më të rënda.

Në të gjithë sektorët e mëdhenj, nga Boeing deri tek Caterpillar, janë bërë shkurtime dhe  në radhë të parë, janë punëtorët e fabrikave ata, që vuajnë nga rënia ekonomike, pa harruar prodhuesin e automjeteve General Motors, i cili njoftoi se deri vitin e ardhshëm do të shkurtojë 21.000 vende pune.

Sipas të dhënave krahasuese, nëse gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar Amerika ka humbur gati pesë milionë vende pune në fabrika, vetëm gjatë muajit të kaluar janë shkurtuar 161.000.

Ndërkaq, me planin e tyre për shpëtimin e bankave, presidenca amerikane Obama synojnë t'i japë fund të tatëpjetës në ekonominë e SHBA-së dhe të shkurtojë kështu edhe radhët e gjata pëpara zyrave të punës.

n.e/NOA

KOMENTE