Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis sot penalizmi për ata që nuk kanë aplikuar për kartat e identitetit
English

Nis sot penalizmi për ata që nuk kanë aplikuar për kartat e identitetit

Tiranë 1 maj NOA - Personat që ende nuk kanë aplikuar për karta identiteti, do të penalizohen duke filluar nga sot.

Në bazë të vendimit të qeverisë të miratuar pak ditë më parë, nga dita e sotme ka hyrë në fuqi penalizmi për personat që ende nuk kanë aplikuar për karta identiteti.

Ata nuk do të mund të marrin rrogat në administratë apo në agjenci dhe ente të tjera shtetërore, qendrore dhe vendore.

Vendimi prek të gjithë pensionistët në fshat dhe në qytet të cilët nuk do të mund të marrin pensionet.

Ndërsa studentët nuk mund të regjistrohen në provimet e fundvitit, si dhe për vitin e ri akademik.

Për qytetarët që duan të pajisen me pasaportë për jashtë vendi nuk do të mund të marrin dokumentin nëse nuk kanë blerë kuponin e aplikimit. Ndërkohë që penalizmi për ata që nuk kanë aplikuar për letërnjoftim ka nisur sot, nga Këshilli i Ministrave pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes PD-së e PS-së për të ulur çmimin e kartave në 200 lekë për të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaportë.

k.k/NOA

KOMENTE