Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurimit për marrëveshjen me Greqinë
English

PDK: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurimit për marrëveshjen me Greqinë

Tiranë, 1 maj, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, duhet që të mbledhë në mënyrë urgjente Këshillin e Sigurimit për të marrë në shqyrtim marrëveshjen e ujërave territoriale që qeveria shqiptare ka nënshkruar në mënyrë të fshehtë me atë greke.

Këtë thirrje ia ka drejtuar sot publikisht kreut të shtetit, Partia Demokristiane, e drejtuar nga Narnd Ndoka, sipas së cilës, kjo marrëveshje nuk duhet të kalojë në heshtje, për të gjetur miratim në momenin e fundit në seancë plenare nga deputetët. "Pakti me Greqinë për ujërat territoriale nuk duhet që të miratohet në asnjë mënyrë nga Kuvendi, pasi ai vë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit tonë", është shprehur për mediat, nënkryetari i kësaj partie, Vladimir Beja.

Sipas tij, duhet të shqyrtohet patjetër ligjshmëria e marrëveshjes dhe për këtë duhet që presidenti Topi të mbledhë Këshillin e Sigurimit.

n.e/NOA

KOMENTE