Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, për 1 Maj me punëtorët e varfër të Korçës: Ju ofrojmë dinjitet
English

PS, për 1 Maj me punëtorët e varfër të Korçës: Ju ofrojmë dinjitet

Alba Filipi

Korçë, 1 maj NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi u takua ditën e 1 Majit me dhjetëra të papunë të disa fshatrave të Korçës të cilët i treguan atij se për shkak të mungesës së një pune të qëndrueshme janë të detyruar të sigurojnë punë periodike në të zezë.

Këta banorë të varfër të Qarkut të Korçës i treguan gjithashtu Blushit listat e gjata të borxheve që ata kanë nëpër dyqanet e ushqimeve, borxhe të cilat ata janë të detyruar t'i mbartin në mënyrë që të ushqejnë fëmijët.

Disa prej tyre i pohuan Blushit se në shumë raste arrijnë të sigurojnë punë vetëm 4 ditë në muaj dhe në shumicën e këtyre rasteve janë të detyruar të punojnë në kushte shumë të vështira.

Blushi u shpjegoi atyre se në programin e ri qeverisës të Partisë Socialiste parashikohet që varfëria të përgjysmohet.

Blushi u tha atyre se qeveria e re do të katërfishojë ndihmën sociale, duke mos nënkuptuar me këtë vetëm ndihmën në të holla, por hapjen e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e dinjitetit për këdo punëtor.

"Për fat të keq, në Korçë, por edhe në të gjithë Shqipërinë, 1 maji është dita e të papunëve, sepse fatkeqësisht ka më shumë njerëz që nuk punojnë se sa ata që punojnë", - theksoi deputeti i majtë.

Ai evidentoi faktin se në Shqipëri, fuqia blerëse ka rënë, sepse ekonomia është më e varfër nga çfarë ka qenë dhe sot në 20 vitet e fundit, Shqipëria është më e papunë se kurrë.

Në Korçë, është më e theksuar dhe për fat të keq, nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga qeveria, gati 150 biznese të vogla dhe të mëdha kanë falimentuar. Është dita për të dhënë dhe për t'u ngritur kundër papunësisë, sepse beteja jonë e re dhe e vjetër, është ajo kundër papunësisë dhe varfërisë".

a.f/NOA

KOMENTE