Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama, në Bulqizë për 1 Maj : Statusi i minatorit, do të firmoset pas 28 Qershorit
English

Rama, në Bulqizë për 1 Maj : Statusi i minatorit, do të firmoset pas 28 Qershorit

Bulqizë, 1 maj, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vizitoi sot në 1 maj Bulqizën, qytetin e dhjetëra minatorëve të vdekur në krye të detyrës ku tha se shqiptarët përballen sot me një Kryeministër tërësisht indiferent karshi punës së njerëzve të ndershëm.

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve në 1 Maj Edi Rama është ndalur pikërisht në këtë qytet ku ka prezantuar programin e ri qeverisës të socialistëve.

Para mijërave qytetarë të këtij qyteti të njohur si qyteti i shpellave të vdekjes, që kishin dalë ta takonin Edi Ramën ai u shpreh se shtimi i numrit të vendeve të reja të punës dhe sidomos përmirësimi i kushteve në punë dhe rritja e sigurisë për njerëzit e punës, janë sot një problem që jo vetëm mbetet i pazgjidhur, por shkon duke u rënduar dita ditës.

Rama u ndal tek një kujtim të cilin e cilësoi të paharrueshëm: "Shqipëria dhe shqiptarët përballen sot me një qeveri dhe me një Kryeministër, që janë tërësisht indiferent karshi punës së njerëzve të ndershëm, karshi vuajtjeve të njerëzve të punës dhe karshi pasigurisë që kanë ata që e fitojnë bukën me punë të ndershme".

Sipas Ramës, Kryeministri refuzon ta kuptoj se shtimi i numrit të vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i kushteve në punë, për njerëzit e punës, janë sot një problem që jo vetëm mbetet i pazgjidhur, por shkon duke u rënduar dita ditës dhe se përballë një krize të re ekonomike dhe një varfërie e papunësie që shtrihet kudo, më shumë se asnjëherë tjetër shqiptarët e shqiptaret kanë nevojë për një qeveri që të jetë në krahun e tyre, për një shtet që t'i mbrojë dhe për një politikë të re që t'i nxitë në rrugën e mirëqenies, sepse nuk jetojmë matanë diellit, por jetojmë në mes të Evropës".

Edi Rama tha se "ne nuk mund të pranojmë që të tjerë fëmijë të lindin në Bulqizë, dhe të jetojnë çdo ditë me këtë dramë të patregueshme, të pakuptueshme, të pafalshme, të ndarjes me babain çdo mëngjes, si për herë të fundit dhe të qëndrimit me sytë nga dera në çdo mbrëmje, me pikëpyetjen a do të shfaqet apo jo baba".

Kurse duke iu referuar sloganit të mazhorancës, Rama tha se ky slogan është shumë larg realitetit të familjeve shqiptare në mbarë vendin dhe merr një ironi të veçantë këtu në Bulqizë: "E vetmja gjë që ndryshon këtu në Bulqizë është numri i jetëve  të minatorëve të vdekur nga viti në vit".

Duke premtuar kalimin në ligj të statusit për minatorët dhe për punëtorët e vështirësive të larta në punë, kreu i socialistëve shpjegoi se e gjithë shoqëria shqiptare e kërkon sot këtë status, si një akt ndjese për gjithë ata fatkeqë që lanë jetën për të siguruar bukën e fëmijëve të tyre.

"Përpara se sa të bëni sherr me njëri-tjetrin, shikoni se si njësoj, qofshin socialistë qofshin demokratë, nuk keni drita, nuk keni ujë, nuk keni punë, nuk keni çerdhe, nuk keni kopshte dhe shkolla, ku t'i çoni fëmijët tuaj. Njësoj qofshin socialistë dhe demokratë, nuk e keni shërbimin shëndetësor për të sëmurët tuaj dhe për të moshuarit mes jush. Njësoj qofshin socialistë qofshin demokratë, qysh pa gdhirë futeni nën tokë dhe nuk e dini nëse do të dilni apo jo".

e.l/NOA

KOMENTE