Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti mbi terrorizmin, DASH: Shqipëria dhe Kosova, nuk i kanë siguruar dot kufijtë
English

Raporti mbi terrorizmin, DASH: Shqipëria dhe Kosova, nuk i kanë siguruar dot kufijtë

Uashington, 1 maj, NOA - Në raportin vjetor mbi terrorizmin global, Departamenti amerikan i Shtetit pohon se Shqipëria ka shënuar përparim edhe në përcaktimin e pikave të dobëta kufitare në tokë dhe në det, por qeveria dhe policia kanë ndeshur në sfida për sigurimin e plotë të kufijve, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga ana tjetër, lidhur me Kosovën në raport, thuhet se qeveria e vendit dhe UNMIK-u vazhduan edhe këtë vit monitorimin e veprimtarive të dyshuara si terroriste. Më tej sqarohet sesi Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte dyshime vetëm për disa, prej më se 1000 organizatave joqeveritare për aktivitete në lidhje me terroristët dhe autoritetet morën masa për të parandaluar shfrytëzimin e këtyre organizatave nga ekstremistët, disa prej të cilave edhe nën petkun e fesë. Policia e Kosovës dhe njësia e UNMIK-ut kundër terrorizmit ishin kryesisht përgjegjëse për kontrollin e kësaj veprimtarie, por ishin të vogla në numër dhe me mungesë mjetesh. Në raport citohen përparimet e bëra në bashkëpunimin mes zona të tjera të vendit si dhe rastet e pazgjidhura në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa mbi rastin e Maqedonisë, raporti sqaron se qeveria e saj ka bashkëpunuar me partnerët e saj rajonal dhe të Bashkimit Evropian dhe ka punuar shumë ngushtë me INTERPOLIN dhe me agjencitë tjera ndërkombëtare për zbatimin e ligjit. Raporti gjithashtu vë në dukje angazhimin e Republikës së Maqedonisë për të kontribuar me trupa në Afganistan dhe Irak. NOA-INA

KOMENTE