Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafiku i drogës, i moshuari e kishte futur kokainën brenda në kokrra portokalli
English

Trafiku i drogës, i moshuari e kishte futur kokainën brenda në kokrra portokalli

Amsterdam, 1 maj, NOA - Trafiku i drogës duket se po sajon përditë vende dhe marifete nga më të çuditshmet dhe më të imagjinueshmet për ta transportuar atë.

Rasti i fundit ka qenë ai i një holandezi të moshuar 76-vjeçar, i cili ka tentuar të kontrabandojë gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në portokaj.

Kanë qenë policët italianë ata të cilët e kanë zbuluar mashtrimin në aeroport, ndërsa i moshuari po mundonte t'i bindte se duhet të merrte sasi të mëdha të vitaminës C, prandaj i mbante kaq shumë portokaj me vete.

Policia në aeroportin e Romës Leonardo Da Vinçi e ka arrestuar pasagjerin 76-vjeçar i cili vinte nga fluturimi prej Buenos Aires, dhe i cili duhej të vazhdonte rrugën për Holandë pas pushimeve të bëra në Argjentinë. Plaku i kishte zbrazur portokajtë nga lëngu dhe pjesa mishtore, dhe më pas i kishte mbushur me kokainë. Droga në treg do të kushtonte rreth 5 milionë euro.

n.e/NOA

KOMENTE