Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veliaj me emigrantët në Elbasan: Mungon siguria në punë dhe mundësitë për punësim
English

Veliaj me emigrantët në Elbasan: Mungon siguria në punë dhe mundësitë për punësim

Elbasan 1 maj NOA Fotot Update - Në ditën ndërkombëtare të punës, 1 majin, kreu i G99 Erion Veliaj vizitoi në qytetin e Elbasanit disa emigrantë që nisen shpesh për punë sezonale në Greqi.

Veliaj dëgjoi nga qytetarët që arsyeja e tyre për largimin e shpeshtë dhe të vështirë ishte mungesa e mundësisë për të punuar brenda vendit.

Emigrantët treguan se puna e tyre e zakonshme është pa sigurime shëndetësore dhe se janë të shqetësuar për vitet e pensionit.

"1 maji nuk është vetëm dita për të festuar por është dita për të kujtuar ata njerëz që në mungesë të shpresës dhe mundësive në vend ndërmarrin rrugën e vështirë të emigracionit. Edhe këta njerëz harrohen dhe braktisen nga qeveria e tyre e cila jo vetëm nuk u krijon mundësinë ta sigurojnë këtu jetesën por nuk negocion për asnjë çështje të tyre" u shpreh Veliaj.

"Sot jemi këtu për të vizituar ata njerëz që në mungesë të punës po nisin rrugëtimin e tyre në Greqi. Shqipëria sot fatkeqësisht edhe pas 20 vitesh tranzicion, nuk është as vendi i sigurisë në punë dhe as vendi i mundësive. Ata që sot janë në vende pune nuk festojnë sepse shpesh punojnë pa asnjë kusht sigurie. Herë ju bie llava e herë ju bien tavanet e minierave në kokë. Mungesa totale e kontrollit të shtetit ka prodhuar situata si ajo e fabrikave të vdekjes, ku jo vetëm të rriturit por dhe fëmijët angazhohen në aktivitete në të cilat duhen punësuar vetëm profesionistë, dhe e bëjnë këtë në kushte mizerabël. E njëjta vlen dhe për minatorët që çdo ditë hyjnë në tunelet e minierave pa e ditur nëse do të rikthehen përsëri pranë familjeve të tyre' shtoi më tej kreu i G99.

Veliaj përsëriti angazhimin e G99 për të sjellë në parlamentin e ardhshëm një paketë gjithëpërfshirëse me propozime për emigrantët shqiptarë ku të përfshihet mundësimi i votës së tyre jashtë Shqipërisë por dhe çështje si arsimimi i fëmijëve në shqip dhe transferta e pensioneve.

k.k/NOA

KOMENTE