Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FIAT, pas blerjes së Chyrslerit amerikan, interesohet edhe për OPEL-in gjerman
English

FIAT, pas blerjes së Chyrslerit amerikan, interesohet edhe për OPEL-in gjerman

Romë, 2 maj, NOA - Kompania italiane e prodhimit të automjeteve, FIAT, duket se do ta zgjerojë operacionin e saj financiar në kuadrin e krizës financiare që ka prekur dukshëm këtë sektor.

Bëhet e ditur paraprakisht se pas angazhimit tek sipërmarrja likuide amerikane Chrysler, koncerni italian i automjeteve FIAT, është i vendosur të blejë edhe OPEL-in gjerman.

Për këtë gjë, informacionet njoftojnë se shefi italian i FIAT, Sergio Marchionne, do të flasë të hënën në Berlin me ministrin e Ekonomisë Karl-Theodor zu Guttenberg dhe me ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier.

Sipas gazetës gjermane "Süddeutsche Zeitung", Marchionne do t'i paraqesë qeverisë gjermane një plan fillestar, i cili parashikon që fabrikat gjermane të Opelit në Rüsselsheim, Eisenach, Kaiserslautern dhe Bochum do të mbeten, por jo në përmasat e tyre të tanishme.

Marchionne kërkon të krijojë në fakt, një koncern global automjetesh, që prodhon në vit të paktën pesë milionë automjete.

Por bëhet e ditur se përveç FIAT-it, për OPEL-in, po interesohet edhe furnizuesi austriako-kanadez për pjesë automjetesh, Magna.

n.e/NOA

Â

KOMENTE