Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nekrologji e detajuar, kush ishte i ndjeri Fatmir Xhindi
English

Nekrologji e detajuar, kush ishte i ndjeri Fatmir Xhindi

Tiranë, 3 maj NOA - Më poshtë vijon një nekrologji e deputetit të ndjerë, Fatmir Xhindi.

Lindur më 1 prill të vitit 1960, deputeti socialist Fatmir Xhindi, ka përfunduar studimet në dy universitete, të parin në Gjirokastër për Histori-Gjeografi dhe të dytin në kryeqytet për Juridik. Po ashtu, ai kishte përfunduar studimet e Masterit në Drejtësi.

Përvoja në punë para mandatit, ka qenë e paktë. Ai ka qenë tre vjet mësues historie dhe më tej drejtor i një shkolle në një fshat të Fierit.

Nga viti 2005 është deputet i PS. Detyrat e tij politike pas anëtarësimit më 1991 në këtë parti, ishin ajo e kryetarit të Këshillit të Bashkuar Kurjan, Fier. Në vitet 1988-1991 e më tej, 1992-1996, kryetar i Komunës Kurjan, Fier. Në vazhdim ka qenë anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier dhe anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier. Ka qenë edhe anëtar në Komisionin hetimor "Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave".

Tani gjeni një jetëshkrim të renditur mbi deputetin e ndjerë:

Xhindi, Fatmir Faslli

Adresa: Kuvendi i Shqipërisë Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Të dhëna vetjake

Datëlindja: 1.4.1960 Vendlindja: Fier

Edukimi:

Universiteti "Eqerem Çabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega Histori, Gjirokastër - 1986. Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik - 2003. Master për Shkencat Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë - 2005.

Veprimtaria profesionale:

1986-1989: mësues historie në Vlosh, Fier; drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Kurjan, Fier.

Veprimtaria politike: 2005: deputet i PS-së. 1991: anëtar i PSSH-së. 1989-1991: kryetar i Këshillit të Bashkuar Kurjan, Fier. 1992-1996: kryetar i Komunës Kurjan, Fier. 1996 e vazhdim: anëtar i Kryesisë së PS-së, Fier; anëtar i Këshillit Socialist të Qarkut Fier; anëtar i Komisionit për Pushtetin Vendor pranë KPD-së të PS-së. Komisioni hetimor "Mbi përgjimet e paligjshme të telefonave", anëtar.

Zgjedhur në:

Legjislatura:Â XVII Zona zgjedhore:Â 68 Qarku:Â Â Fier Nr. i votave:Â 6708 Përqindja:Â 45%

Grupi dhe Komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar:Â PSSH Komisioni parlamentar: Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.

KOMENTE