Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Dhelpra vë në pranga 5 persona për trafik femrash
English

Operacioni "Dhelpra" vë në pranga 5 persona për trafik femrash

Prizren, 2 maj NOA - Hetuesit e Sektorit Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të asistuar edhe nga hetuesit e rajonit të Prizrenit kanë realizuar një aksion të suksesshëm policor në lagjen Arbana në Prizren.

Në operacionin e koduar "Dhelpra" të realizuar bazë të Urdhëresës së Gjykatës se Qarkut në Prizren hetuesit kishin filluar kontrollin në kafeterinë "Dini" dhe Motel Besa në lagjen Arbana në Prizren.

"Ky kontroll është realizuar për arrestimin e personave të dyshuar që merren me veprimtari të kundërligjshme si Trafikim me Njerëz dhe Mundësim në Prostitucion", - thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare nga Shërbimi Policor.

Pas zhvillimeve të hetimeve intensive dhe implementimit të operacionit të koduar me emrin "Dhelpra" u arrestuan pesë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale trafikim me njerëz dhe mundësim i prostitucionit.

Të arrestuarit janë tre femra bullgare, Â N. G., 27 vjeçe, A. F., 38 vjeçe dhe S. I., 40 vjeçare. Ndërkohë janë prangosur edhe 25-vjeçari boshnjak nga Kosova, E. M. dhe 27-vjeçari A . F., po ashtu, boshnjak nga Kosova.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë konfiskuar edhe prova materiale që do të nevojiten për procesin e dëshmimit gjatë realizimit të stadeve të procedurës penale kundër të dyshuarve.

Policia tha se për këtë angazhim policor ishte i njoftuar edhe prokurori Publik i Qarkut në Prizren i cili dha urdhër që personat e arrestuar të dërgohen në ndalim policor.

a.b/NOA

KOMENTE