Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rock dhe Politikë në Korçë, G99: I vetmi bastion në Shqipëri, ai
English

Rock dhe Politikë në Korçë, G99: I vetmi bastion në Shqipëri, ai

Alba Filipi

Korçë, 2 maj NOA - Kryetari i G99 Erion Veliaj u shpreh sot gjatë një takimi me qytetarë të qytetit të Korçës se fryma që G99 kërkon të sjellë në politikën shqiptare është një frymë që bashkon, ndryshe nga politika e vjetër që na ka ndarë e përçarë gjatë këtyre 18 vjetëve.

"Nuk mund të ketë një Shqipëri të ndarë në copa e në thela, s'mund të ketë një Shqipëri të nënës e një të njerkës! I vetmi bastion që ka në Shqipëri, është bastioni i qytetarëve", tha Veliaj.

Zgjidhjet që G99 ofron për Shqipërinë janë zgjidhje konkrete për çështje konkrete.

"Nuk besoj", u shpreh Veliaj, "që ka sot mënyra ose të djathta, ose të majta për të zgjidhur çështje të tilla si për shembull: si të vaksinojmë fëmijët tanë, apo si t'u japim mundësi atyre të mësojnë anglishten në shkollë".

Gjatë këtij takimi të zhvilluar në sallën e kinemasë së qytetit të Korçës, në kuadër të turit "Rock dhe Politikë", G99 prezantoi kandidatin e saj për deputet ne Qarkun e Korçës, Maklen Misha.

Misha u shpreh se alternativa e G99 është një alternativë krejtësisht e pastër dhe e pa ndotur nga politika e vjetër.

"Tani që po shikoj në terren, se si politikanët e korruptuar kërkojnë të korruptojnë edhe qytetarët për t'u marrë atyre votën, jam i bindur se shqiptarët do të kuptojnë ndryshimin e madh që ekziston mes G99 dhe këtyre të korruptuarve të politikës që kanë 18 vjet që mashtrojnë", tha Misha.

a.f/NOA

KOMENTE