Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/Presidenti i KE takon Nishanin: Zgjedhjet, të dëshmohet pjekuri demokratike
English

Zv/Presidenti i KE takon Nishanin: Zgjedhjet, të dëshmohet pjekuri demokratike

Tiranë, 2 maj NOA - Ministri i Brendshëm Bujar Nishani priti sot në një takim Zv. Presidentin e Komisionit Evropian Jacques Barrot, i cili është përgjegjës edhe për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë në Bashkimin Evropian. Në takim ishte i pranishëm edhe kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Z. Helmut Lohan.

Në përgjigje të interesimit të z. Barrot mbi strategji afatgjata veprimi dhe nevojat për asistencë, Ministri i Brendshëm informoi se Policia e Shtetit vepron mbi bazën e strategjive dhe planeve përkatëse të veprimit për luftën kundër krimit të organizuar, për menaxhimin e integruar të kufirit dhe luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Ndërkohë u shpreh se asistenca e deritanishme ka qenë shumë e vyer dhe në vijimësi nevojitet asistencë për përgatitjen dhe përcaktimin e prioriteteve të buxhetit të policisë, trajnim dhe mbështetje teknike në veçanti për Policinë Kufitare dhe të Migracionit.

"Rezultatet tuaja përbëjnë edhe argumente të rëndësishme për të mbërritur tek heqja e vizave për qytetarët shqiptarë. Është e rëndësishme gjithashtu t'u shpjegoni shqiptarëve se jeni treguar të rreptë e të ashpër me të gjitha format e kriminalitetit, për të realizuar objektivin për t'i futur në Evropë",- u shpreh z. Barrot.

Ai po ashtu u interesua gjithashtu në takim edhe për përgatitjet për procesin zgjedhor.

Nishani informoi se që nga muaji tetor funksionon një regjistër unik elektronik i shtetasve, nga i cili është gjeneruar edhe lista e zgjedhësve katër muaj para datës së zgjedhjeve.

Përsa i takon rolit të Policisë së Shtetit në zgjedhje, Ministri i Brendshëm informoi se policia po trajnohet për këtë qëllim dhe roli i saj ka të bëjë vetëm me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe shoqërimin e kutive të votimit.

Zv. Presidenti Barrot u shpreh se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve sipas standardeve është momenti për të dëshmuar pjekuri demokratike.

Nishani njohu fillimisht Zv. Presidentin Barrot me arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme e korrupsionit.

e.l/NOA

KOMENTE