Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Legalizimi, publikohen detajet e plota për regjistrimin e pronës informale në Hipotekë
English

Legalizimi, publikohen detajet e plota për regjistrimin e pronës informale në Hipotekë

Tiranë, 3 maj/NOA - Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme thotë se tani që në shumë rrethe të vendit ka shpërndarë disa qindra certifikata pronësie, është hapur rruga që këto prona deri dje informate të pajisen me tapi.

Pas paraqitjes së lejeve të legalizimit nga ALUIZN-i. ZVRPP në Tiranë dhe rrethe, këto ditë i ka shpërndarë këto certifikata pronësie në prezencë të pronarëve përfitues, të cilët kanë tërhequr dokumentin e pronësisë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive. Çertifikatat e pronësisë për pronat e legalizuara janë shpërndarë në shumë zona të vendit, - thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burime nga ZRPPP.

Ata vënë në dukje faktin se ky është një proces që po ndodh në të gjitha Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

"Qytetarët po paraqiten masivisht për të aplikuar pranë ZVRPP-ve për të marrë certifikatat e pronësisë, pasi Agjencitë Rajonale të ALUIZN-it kanë përcjellë dokumentacionin e nevojshëm pranë ZVRPP-ve", - pohojnë zyrtarët.

Procesin e ka përmirësuar dukshëm dhe e ka rritur shpejtësinë e përpunimit të praktikave edhe hartimi i një udhëzimi të posaçëm për pronat e legalizuara nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, detajon se në përmbushje të ligjit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave, ka hartuar një udhëzim të brendshëm për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të fituara me anë të ligjit për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave të ndërtimeve informale.

Udhëzimi u është shpërndarë të gjitha Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të cilat tashmë do ta kenë më të lehtë procedimin e regjistrimit të pasurive të legalizuara, duke përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve në një kohë më të shpejtë.

Qytetari, i cili ka marrë një leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do të informohet nga kjo e fundit për përcjelljen e dokumentacionit nga ana e saj pranë ZVRPP-së përkatëse.

Qytetari në këtë moment duhet të paraqitet pranë ZVRPP-së përkatëse me njoftimin e ALUIZN-it dhe të bëjë pagesën e tarifës së shërbimit pranë sporteleve të ZVRPP-së.

Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke filluar që nga ky moment, duhet ta shqyrtojnë kërkesën brenda 15 ditëve.

ZVRPP-të nuk kanë të drejtë t'i dërgojnë qytetarit Akt Verifikimi dhe për çdo lloj paqartësie apo mungese dokumentacioni duhet t'i drejtohet Zyrës Rajonale të Legalizimeve.

Në përfundim të procesit qytetari do të pajiset me Çertifikatë Pronësie në rastet kur zona është në Sistemin e Ri të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme, ose me Vërtetim Pronësie në rastet kur zona përkatëse nuk është në Sistemin e Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në rastet kur Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk do të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve, do të kenë sanksione administrative nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Udhëzimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve të legalizimit në të gjitha rastet që mund të shfaqen; si në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në pronësi të atij që ka ndërtuar, në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë që është në pronësi të shtetit, dhe në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë në pronësi private.

Në rastin e fundit do të procedohet kalimi i pronësisë nga privat në shtet në bazë të VKM-së për shpronësimet, dhe më pas do të regjistrohet leja e legalizimit.

Udhëzimi i miratuar nga ana e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme parashikon në detaje edhe të gjitha problematikat e tjera që mund të shfaqen përgjatë regjistrimit të lejeve të legalizimit, si në rastet kur parcela ndërtimore është më e vogël se pasuria e regjistruar apo e anasjella.

Ky udhëzim krijon lehtësi për të gjithë punonjësit e ZVRPP-ve dhe shkurton kohën e pritjes së qytetarëve për tu pajisur me dokumentin e pronësisë.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten në sportelet e ZVRPP-ve pasi të kenë marrë njoftimin nga Drejtoritë përkatëse të ALUIZN-it, për aplikim për regjistrimin e lejeve të legalizimit.

e.l/NOA

KOMENTE