Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ligji i Tarzanit
English

Ligji i Tarzanit

Policia e Kosovës e ka ndaluar të shtunën për 40 minuta fotografin e Expressit, Fisnik Dobreci, i cili po e kryente detyrën e tij. Ai është ndaluar dhe maltretuar vetëm pse po provonte ta fotografonte Presidentin e Kosovës në një vend publik. Allo Ministër?

Nga Berat Buzhala

Është i freskët debati dramatik që u zhvillua në Shqipëri nëse ishte etike që një gazetare e kamufluar ishte futur në shtëpinë e Ministrit të Kulturës, Ylli Pango, dhe ku ketë të fundit e kishte sfiduar seksualisht. Edhe vet u pata kyçur në ketë xhurulldi. Thua se atje mungonin opinionet, prej 200 kilometra distancë, e pata hedhur edhe një timin. Mundoheshim ta shpjegonim të drejtën e gazetarëve për mbikëqyrjen e personave publikë. Cili është ai kufiri që i garanton personaliteteve publike privatësi? Dorën në zemër gazetarja e Top Channel e zgjeroi të drejtën tonë për ta informuar publikun gati deri nën jorganin e dhomës së gjumit së Ylli Pangos. Ndoshta ishte një hapësirë e pushtuar së tepërmi. Këtë të shtunë, Express mori vesh se në një restorant në Gërmi, do të dilnin për drekë familja e Presidentit Fatmir Sejdiu me familjen e të ndjerit Ibrahim Rugova. E nisëm një fotograf për të bërë ca foto para, gjatë apo pas drekës duke konsideruar se është në interes të lexuesve dhe të publikut të informohet për një ngjarje të tillë. Sepse dreka po bëhej në një vend publik dhe sepse aty po merrnin pjesë dy familje super-publike dhe super-interesante për opinionin. Si gazetarë, ishim krejtësisht të sigurt në terren tonin. Por, në ketë rast Policia që po e siguronte Presidentin ilegalisht i kishte dhënë vetës të drejta që nuk i takojnë. E ka arrestuar fotografin Fisnik Dobreci, me arsyetimin se po e cenon privacitetin e drekës së dy familjeve, ani pse fotografi ndodhej shumë larg sofrës së tyre. Ishte madje në një objekt tjetër, por edhe ky fakt nuk e ka penguar policinë që ta ndalë Dobrecin për 40 minuta në veturën e tyre, duke e kërcënuar me 5 vjet burg se nuk po i bindej urdhrave të tyre. Në ketë rast fotografi Dobreci ishte në mes dy zjarresh: respektimin e urdhrit tim si kryeredaktor i kësaj gazete që ta kryente detyrën e tij për të cilën është i punësuar; ose urdhrit të policisë që e kishte shpallur gjithë parkun e Gërmisë si zonë të ndaluar për gazetarët, ngase aty qenka duke hëngër drekë njeriu i parë i vendit. Për momentin ka fituar urdhri i policëve, të cilët e kanë detyruar fotografin pa vullnetin e tij të futet në veturën e policisë. Megjithatë, nëse ka shtet ligjor në ketë vend, në fund do të fitojë Expressi përballë kësaj shpure të verbër të policisë, që me lehtësinë më të madhe vet e bën ligjin në mes të pyllit. Ne do ta padisim Shërbimin Policor të Kosovës për pengim në kryerje të detyrës dhe ketë çështje do ta shtyjmë deri në fund. Si është e mundur që një polic të shkojë kaq larg sa t'i tregojë një fotografi, përveç tjerash, edhe çfarë dënimi e pret? Si është e mundur që një polic, në mes të malit, duke u mbështetur vetëm në analizën e mendjes së tij të varfër, të përcaktojë rregullat për gazetarët se çka është e lejuar e çka nuk qenka e lejuar në ketë vendin tonë? Në fund të fundit, a nuk ju duket pak ironike se po kërcënohej një fotograf që gjoja po e shkel ligjin në mal, kur polici po e ruante Presidentin që tash e një kohë të gjatë po e shkel Kushtetutën e vendit? Mirëpo, polici nuk ka faj as për rastin e shkeljes së Kushtetutës e as kur e interpreton ligjin si Tarzani. Problemi është tek mënyra se si kjo trupë policore është duke degraduar dhe për ketë nuk po shohim asnjë dhënie të përgjegjësisë.

Sigurisht se përgjegjësi nuk do të japë as ky polic arrogant dhe i padijshëm që ka penguar fotografin e Expressit të kryej detyrën e tij. E pamë çfarë përgjegjësie u dha për skandalin që pëlciti mu në qendrën e SHPK-së. U suspenduan tre policë nafakëpremë, si përgjegjës të vetëm për mos kujdesin e treguar për zhdukjen e dhjetëra kilogramëve drogë dhe shumë provave tjera. Aty u ndal edhe llogaridhënia. E tash merreni me mend se sa mërziten përgjegjësit e policisë, pse dikush ka maltretuar një gazetar! Kjo, megjithatë, nuk do të na dekurajojë neve që ketë çështje ta cojmë deri në gjykatë. Sa herë duhet t'i përsërisim faktet e njohura botërisht të së drejtës së vrapimit të gazetarëve pas figurave publike! Sa herë duhet të themi se askush nuk e ka përndjekë fotografin që e prezantoi Presidentin Barak Obama duke bërë plazh! Apo kancelaren gjermane, të zhveshur, gjithashtu duke kaluar pushimet verore! E dhjetëra shembuj të tjerë... Detyrë e jona si medium është që ta ndjekim pushtetin aq afër sa kemi mundësi, kurse është punë e pushtetarëve nëse mund të fshihen ose jo. Në fund të fundit, këto dy familje politike - Sejdiu dhe Rugova - kur kanë vendosur që të dalin në drekë, ketë hap e kanë marrë për ta përcjellur një mesazh. Po të donin të mos shiheshin do të takoheshin privatisht në shtëpitë e tyre të bukura. Mirëpo, kanë vendosur që të dalin sheshit për t'i parë kushdo që mundet dhe për t'i bindur ata se nuk ka krizë në mes të familjes Rugova në njërën anë dhe LDK'së në anën tjetër.

Publikuar sot në "Express", Prishtinë

KOMENTE
  • Asdreni21:22 - 15 Janar 2012
    Zotri Buzhala nuk e lexova artikullin tend se ju nuk e meritoni kohen time.Por isha duke kerkuar diq me teper per ju dhe ketu mu dha mundesija per te shkruar dhe shpresoj se nje dite do ta lexosh.As nuk te njoh as nuk me intereson se kush dhe nga je por disa deklarata tuaja po ma prishin disponimin:Tash te them ti je nje laper i pa edukuar ti je nje kurkush qe duke u ber sevil ke aritur aty ky je por ti nuk je askund.Ta qifsha gjakun e prisht ta qifsha pragun e deres kush pidhin e nones je ti laper qe ofendon popullin e Kosoves ty duhet me ta ba birr ne lule te ballit.Ti qi krejt robt e shtepis more shkurtabiq ta qifsha baben ti qifsha opongat e tuaja more bir kurve po ti laper ne vend se tju falenderohesh popullit ti lshon kungja Po te them po te zura diku ka me ta qi deren e nones laper peder flliqsir.