Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mungesa e parave, bankat rrisin normat e interesit të kredive duke rënduar te qytetarët
English

Mungesa e parave, bankat rrisin normat e interesit të kredive duke rënduar te qytetarët

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 04 Maj NOA Update - Nëse muajt e fundit ju ka ndryshuar më shumë se një herë kësti mujor i kredisë, me tendence rritjeje, kjo ka ardhur edhe si pasojë e rrezikut të lartë për moskthimin e parave.

Bankat kanë rritur normat e interesit të kredive dhe pohojnë se e kanë bërë këtë, për të përballuar çdo të papritur negative.

Shoqata e Bankave shprehet se kjo është një nga format se si bankat e nivelit të dytë po reagojnë për të pasur një situatë të shëndetshme financiare edhe pse ajo rëndon mbi konsumatorin.

"Qytetari, pa diskutim që do të paguajë më shumë për një perceptim në rritje të rrezikut që ekziston. Në të gjithë botën produktet financiare janë shtrenjtuar dhe kjo tendencë është vërejtur edhe këtu tek ne"- shprehet Elvin Meka, sekretar i Shoqatës së Bankave.

Rreziku mbetet i lartë sidomos tek biznesi i cili merr shuma të mëdha kredish. Por pasojat e krizës ndërkombëtare kanë dhënë efekte tek kreditë e këqija si dhe në kreditë me probleme.

Sipas ekspertit të financave Adrian Civici, kredia me probleme dhe ajo e klasifikuar e keqe është rritur, por ende jo në nivele shqetësuese.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit kredia e keqe ka arritur në 6 për qind nga 4 për qind që ishte.

Kjo rritje sipas ekspertit i dedikohet edhe situatës që kanë dhënë efektet e krizës.

***

Sakaq, në një raport më të fundit të saj, Banka e Shqipërisë konstaton se bankat kanë mungesë likuiditeti dhe kjo ka sjellë rritje të interesit të depozitave.

Në fakt, kohët e fundit në bankat e nivelit të dytë është vërejtur se interesi i depozitave si në euro dhe në lekë ka pësuar rritje jo të zakontë.

Kjo situatë shpjegohet me faktin se bankat në mungesë të parave, kërkojnë të thithin klientë duke i joshur me çmime të larta.

r.l/NOA

KOMENTE