Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e deputetit, Topalli: Krim jashtëzakonisht i rëndë ka goditur Kuvendin
English

Vrasja e deputetit, Topalli: Krim jashtëzakonisht i rëndë ka goditur Kuvendin

Tiranë, 3 maj NOA - Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e ka cilësuar vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi si një ngjarje kriminale, jashtëzakonisht e rëndë që ka goditur Kuvendin e Shqipërisë.

Mbrëmë pas ngjarjes së rëndë, ku pranë banesës së tij në Roskovec, Fier,  u vra deputeti i PS Fatmir Xhindi, Kryetarja e Kuvendit u nis për në vendngjarje.

Nga Roskoveci, Topalli u shpreh se "kjo ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, ka goditur të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se autori i aktit kriminal do të marrë dënimin më të rëndë".

Topalli theksoi se "kjo është një ngjarje kriminale e shëmtuar, jashtëzakonisht e rëndë ka goditur deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, na ka goditur të gjithë neve".

Këtu ajo pohoi se të gjithë jemi të tronditur për humbjen e deputetit, kolegut që kemi punuar 12 vite, një kontribut që unë e vlerësoj jashtëzakonisht.

"Unë shfrytëzoj rastin dhe një herë të shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, timin personal, familjes, miqve, kolegëve të afërmve të dashur për humbjen e kolegut, me të cilin kemi punuar prej kaq vitesh", - thuhet në mesazhin e Topallit.

Ajo thotë se në të njëjtën kohë i jep mbështetjen maksimale policisë dhe gjithë institucionet në kërkim të kriminelit. "Unë jam, e sigurt që institucionet do e dënojnë me dënimin më të ashpër. Doja t'u thoja të gjithë gazetarëve që në këto momente kaq të rënda të mbështesim të gjithë bashkë, institucionet e shtetit", - ishte apeli i Topallit.

Këtu ajo shtoi: "Nuk është moment abuzimi dhe duke i mbështetur ato, bëjmë të mundur që të jepet dënimi që i përket vrasësit, kriminelit, që ka goditur Parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm deputetin Fatmir Xhindi. Na ka goditur të gjithëve unë jam e sigurt që krimineli do të marrë dënimin më të ashpër".

e.l/NOA

KOMENTE