Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e një burri, policia vë në pranga tre të dyshuar
English

Vrasja e një burri, policia vë në pranga tre të dyshuar

Prishtinë, 3 maj/NOA/E- Një ditë pasi është gjetur i vdekur N. Hajrizi nga Komuna e Lypjanit, policia ka arritur ti kapë tre të dyshuar.

Të dyshuarit M. B. (25 vjeç), B. B. (27 vjeç) dhe G. R. (31 vjeç) me urdhër të prokurorit është dërguar në Qendren Rajonale të Paraburgimit në Prishtinë.

"Pas ekzaminimit fillestarë dhe rezultateve të para të hetimit, hetuesit rajonal kanë ngritur dyshimin se vdekja e viktimës është shkaktuar dhunshëm, dhe bëhet fjalë për një vrasje të rëndë, ku ka humbur jetën viktima (mashkull) N. Hajrizi 47 vjeç, nga fshati Gumnasellë - KK Lipjan, trupi i të cilit është tërësisht i karbonizuar", njoftoi policia.

Gjendet një i vdekur në Lipjan

Në mes të fshatit Dobratin dhe Smallushë të komunës së Lipjanit është gjetur një trup i pajetë që dyshohet të jetë trup mashkulli.

"Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, të mbështetura nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, ekipi mjekësor si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes të cilat pas ekzaminimit fillestarë dhe rezultateve të para të hetimit kanë ngritur dyshimin se vdekja e viktimës, rreth 30 vjeç është shkaktuar dhunshëm", thuhen në një komunikatë të policisë së Kosovës.

Strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Për shkak të vështirësive që ka hasur policia në identifikimin e viktimës, lusim të gjithë ata persona të cilët kanë njohuri për rastin si dhe të gjithë familjarët të cilëve ditëve të fundit u mungon ndonjë familjar me karakteristikat e sipërshënuara t'i drejtohen stacionit më të afërt policor ose të drejtohen në njësinë rajonale për hetimin krimeve në Prishtinë.

KOMENTE