Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berat, goditet nga rrufeja, vdes 36-vjeçarja
English

Berat, goditet nga rrufeja, vdes 36-vjeçarja

Berat 4 maj NOA - Goditet nga rrufeja teksa punonte tokën, gjen vdekjen një grua e re.

Ngjarja ndodhi dje në Berat në fshatin Zhitom të Beratit kur Floresha Qorri 36-vjeçe ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga rrufeja.

Mësohet se gruaja bashkë me vajzën e saj 15-vjeçare kishte shkuar në fshat ku kishte pronat e saj.

Dje pasdite ajo bashkë me vajzën ndodhej në tokat e saj ku po kujdesej për të mbjellat kur ka nisur të bjerë shi.

36-vjeçarja Qorri ka vazhduar të qëndrojë ende për të punuar tokën megjithëse binte shi.

Dyshohet se ajo ka kujtuar se shiu do pushojë ndaj dhe është strehuar në një pemë bashkë me vajzën.

Teksa strehohej në pemë një vetëtimë ka goditur gruan dhe vajzën e saj.

Vajza ka mundur të shpëtojë nga vdekja, por ka marrë vetëm disa lëndime, ndërsa nëna e saj është karbonizuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

k.k/NOA

KOMENTE