Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave, mblidhet Komiteti i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë
English

Gripi i derrave, mblidhet Komiteti i Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë

Tiranë, 4 maj, NOA - Komiteti i Ekspertëve është mbledhur në mënyrë urgjente mëngjesit e sotëm pranë përfaqësisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, për të diskutuar mbi situatën më të fundit të emergjencës të krijuar nga rreziku i gripit të derrave.

Ky Komitet po shqyrton nga afër të gjithë elementët e situatës, për të parandaluar çfarëdolloj rreziku të mundshëm nga kjo sëmundje e rëndë vdekjeprurëse, e cila është kthyer në makthin e globit këtë javë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka tashmë 900 raste të konfirmuara në 18 vënde dhe askush nuk duhet të ul nivelin e gatishmërisë.

Ministri meksikan i Shëndetësisë ku mendohet se e ka origjinën kjo sëmundje, tha se sëmundja është duke pësuar rrënie në vendin e tij.

Por OBSH-ja paralajmëroi se gripi mund të rishfaqet më vonë gjatë vitit.

Mjekët në SHBA thone se tashmë ka raste të konfirmuara të gripit të derrave në 30 shtete dhe se ata besojnë se virusi është përhapur në mbarë vëndin.

Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të sëmundjes, thotë se ka tashmë 226 raste të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOAÂ

Â

KOMENTE