English

I shkul varësen e floririt nga qafa moshatares së tij, arrestohet nga policia

Tiranë 4 maj NOA - Një adoleshent është arrestuar nga policia pasi i ka vjedhur një varëse floriri moshatares së tij.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.6, në Tiranë regjistruar denoncimin e 16-vjeçares e cila deklaroi se i kishin vjedhur varësen, dhe menjëherë u vunë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorin.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para u bë i mundur identifikimi dhe kapja e të autorit të dyshuar të vjedhjes.

Sipas të njëjta burimeve, policia ka ndërhyrë menjëherë pas deklaratës së vajzës duke çuar në qeli 16-vjeçarin të cilit ju sekuestrua edhe varësja e floririt.

Ndaj adoleshentit u mor masa e arrestit për veprën penale të "Vjedhjes".

k.k/NOA

KOMENTE