Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndoka në Vlorë: Nuk do ti lejojmë Fazlliçet të jenë pronarë të tokave shqiptare
English

Ndoka në Vlorë: Nuk do ti lejojmë Fazlliçet të jenë pronarë të tokave shqiptare

Vlorë 4 maj NOA - PDK hap fushatën elektorale për Qarkun e Vlorës, ku ka deklaruar dhe kandidatët.

Janë prezantuar sot 12 kandidatë për këtë qark në sallën e Teatrit "Petro Marko" në Vlorë.

Listën e kryeson kryetari i PDK, dega Vlorë, Baki Jazaj.

Një kandidat tjetër i cili mori një mbështetje të fuqishme nga të pranishmit, edhe pse nuk ishte prezent, ishte Qetsor Ferruti, një nga personazhet shumë të njohur tashmë nga një Show Televiziv.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, kryetari Demokristian Nard Ndoka, preku disa nga çështjet më të diskutueshme dhe problematike në vend, si çështja çame, kthimi i pronave, pasiguria në vend, etj…

Ndoka deklaroi se çështja çame, është një çështje kombëtare, dhe jo vetëm një problem i këtij minoriteti siç është trajtuar gjithmonë.

"PD vjen me përsëritjen e të njëjtave premtimeve të pa mbajtura që bëri në fushatën elektorale të vitit 2005: kthimin e pronave, dëmshpërblimin dhe integrimin e ish të dënuarve politikë, luftën kundër korrupsionit. Në të tre këto objektiva madhor qeveria e tanishme ka dështuar" u shpreh Ndoka.

"Vetëm Poli I Lirisë jep një garanci përfundimtare të çështjes së pronës, e cila nuk mund të zgjidhet nga qeveri të majta, pavarësisht flamujve që tundin dhe premtimeve boshe që bëjnë. Për fat të keq pronar të tokave të shqiptarëve në këto 4 vjet u bënë Fazlliçët dhe serboboshnjakët e tjerë. Është e qartë se njohjen e pronarëve të ligjshëm dhe kthimin e pronës tek pronarët legjitim nuk mund ta bëjnë ish-komunistët e djeshëm dhe proletarët dhe matrapazët e politikës së sotme" deklaroi më tej Ndoka.

Sipas tij, Poli i Lirisë garanton përfaqësimin e pronarëve legjitim në Kuvendin e Shqipërisë. Programi i tyre për kthimin e pronës te pronarët legjitim, është program i Polit të Lirisë.

" Ne nuk do të lejojmë që me pronat e pronarëve legjitim shqiptar të bëhen pronarë matrapazët e Ballkanit",- u shpreh ai.

k.k/NOA

KOMENTE