Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partizani, lojtari 23-vjeçari Besmir Bega, shpëtimtari i ekipit
English

Partizani, lojtari 23-vjeçari Besmir Bega, "shpëtimtari" i ekipit

Tiranë, 4 maj, NOA - Partizani, tri javë përpara përfundimit të sezonit ndodhet në vendin e 8-të me 33 pikë, dy më shumë se Elbasani e Lushnja (nga 31 pikë), duke qenë shumë afër mbijetesës në Kategorinë Superiore.

Një futbollist i ri, madje i krijuar jashtë shkollës së kuqe, ka pjesën e tij në ecurinë pozitive të Partizanit. Ky është Besmir Bega, i ardhur me huazim nga Tirana në merkaton e janarit, por me parë edhe me një eksperiencë amerikane me Drake Bulldogs. 23-vjeçari ka shënuar dy gola me vlerën e gjashtë pikëve, pikërisht ndaj dy rivalëve për mbijetesë: kundër Elbasanit në fitoren 0-1 në "Ruzhdi Bizhuta" dhe Apolonisë në fitoren 2-1 në "Qemal Stafa". Partizani do të përballet të shtunën me Flamurtarin në Vlorë, pret Elbasanin në Tiranë dhe mbyll kampionatin në Lushnjë.

NOA

KOMENTE