Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëndrimi: Maqedonia do ta respektojë vendimin e GJND-së për Kosovën
English

Qëndrimi: Maqedonia do ta respektojë vendimin e GJND-së për Kosovën

Shkup, 4 maj, NOA - Maqedonia do ta respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në kontestin mes Kosovës dhe Serbisë. Një fakt të tillë e ka deklaruar konsulli i Maqedonisë në Beograd, Aleksandar Novotin.

"Ne nuk mundemi asnjë vendi t'ia cenojmë të drejtën e realizimit të të drejtave të veta në instancat më të larta ndërkombëtare, madje dhe Maqedonia ka filluar një proces kundër Greqisë në të njëjtin nivel", deklaroi Novotin për agjencinë e lajmeve "Fonet". Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë deklaruar se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë të cilat u prishën pas njohjes së pavarësisë, po normalizohen. Sipas tyre kjo do të vërtetohet edhe më vizitën e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç më 7 maj në Maqedoni.

NOA-INA

KOMENTE