Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i Tatimeve: Politika të bëjë kujdes me pagesat fiskale
English

Apeli i Tatimeve: Politika të bëjë kujdes me pagesat fiskale

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 5 maj NOA - Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave, Artur Papajani i bëri sot një apel politikës shqiptare që të bëjë kujdes lidhur me pagesat e taksave dhe tatimeve.

Në çdo vit elektoral ekziston rreziku që biznesi të shmangë detyrimet që ka ndaj shtetit, për ti vënë ato në shërbim të fushatës elektorale të partive të ndryshme. Përballë tatimorëve situata zgjedhore mbetet edhe më e vështirë për tu menaxhuar, se efektet negative të krizës ekonomike.

"Do të doja ti bëja një apel politikës e cila duhet të bëjë kujdes me sistemin fiskal, k kërkojë që të jetë korrekte me detyrimet ndaj shtetit" - shprehet drejtori Papajani.

Sipas tij, taksat nuk kanë ngjyrë, ndaj ato duhet të paguhen nga cilido, pasi të gjithë kërkojnë para, arsimi, ushtria, policia apo shëndetësia. Të gjithë duhet të kontribuojmë për buxhetin e shtetit.

Sakaq, Papajani tha se situata aktuale fiskale duket optimiste. Sipas drejtorit të Tatimeve, biznesi është ndërgjegjësuar për pagesat ndaj shtetit.

"Si 4-mujor janë mbledhur rreth 5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. E përkthyer në %, rritja është 12% më shumë", - tha drejtori Papajani.

Nga ana tjetër, drejtori Papajani shpjegon se "kjo është një rritje normale ekonomike", duke shtuar se "fushata zgjedhore apo efektet e krizës nuk kanë prekur ende financat publike".

Megjithatë, sfida e tatimorëve mbetet në dy muajt në vazhdim, maj dhe qershor, kohë kur aktivitetet politike bëhen edhe më intensive si dhe kërkesa për financimin e tyre sa vjen dhe rritet. Rasti më tipik i kësaj situate është financimi i partive.

Partitë politike asnjëherë nuk kanë bërë publike shumat e mëdha që përdorin për fushatë. Ndërkohë që një gjë është e sigurt, nëpërmjet taksapaguesve këto para në vend që t'i shkojnë buxhetit të shtetit, kalojnë për partitë.

r.l/k.k/NOA

KOMENTE