Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondi Monetar Ndërkombëtar kryen sot votimin për ta pranuar Kosovën anëtare
English

Fondi Monetar Ndërkombëtar kryen sot votimin për ta pranuar Kosovën anëtare

Uashington, 5 maj, NOA - Sot kryhet procesi i votimit për ta pranuar Kosovën si anëtare me të drejta të plota në organizimin prestigjioz financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Unë jam shumë optimist që nesër kjo do të ndodhë deri në ora 5 të pasdites sipas kohës amerikane, kur do të përfundojë procesi votimit. Jam i sigurt që Kosova do të bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe në bazë të informacioneve që kam është arritur kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje nga ana e FMN-së", është shprehur lidhur me një fakt të tillë, gurvenatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

Sipas tij, kjo është në interes të Kosovës dhe është punuar mjaft për të ardhur deri tek ky anëtarësim.

Ndërsa për anëtarësimin në Bankën Botërore, Rexhepi ka theksuare se procesi i votimit në këtë institucion të rëndësishëm financiar, përfundon në mes të muajit qershor.

Ndërkaq, këtë muaj do të zhvillohet edhe konferenca vjetore e Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim, ku Kosova ka shfaqur gjithashtu interesim për t'u anëtarësuar si anëtare me të drejta të plota.

n.e/NOA

KOMENTE