Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Tahiri: Votues aplikoni sa më parë për letërnjoftimin
English

PS, Tahiri: Votues aplikoni sa më parë për letërnjoftimin

Tiranë 5 maj NOA - Anëtari i Asamblesë së PS, Saimir Tahiri me anë të një deklaratë u ka bërë thirrje sot votuesve që nuk zotërojnë një pasaportë, të aplikojnë sa më parë për letërnjoftim.

"Sot ngelen 54 ditë nga dita e ndryshimit. Fatkeqësisht, ritmi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike vazhdon të jetë i ngadaltë, larg ritmit të nevojshëm për të pajisur çdo votues shqiptar me letërnjoftim elektronik brenda 28 qershorit.

Jo vetëm kaq, por edhe sot, më shumë se 5 ditë pas shpalljes së vendimit të qeverisë për ta ndryshuar taksën e votës nga 1200 lekë në 200 lekë, kaosi mbizotëron në zyrat e postës ku shiten kuponët e nevojshme për të aplikuar për letërnjoftimet elektronike" deklaroi Tahiri.

Sipas tij edhe pse vendimi i fundit i qeverisë për ta ulur çmimin nga 1200 lek në 200 lek mban ende në fuqi taksën e votës, PS i fton shqiptarët të aplikojnë dhe të ruajnë faturën, pasi qeveria e re me Edi Ramën kryeministër do të rimbursojë për çdo shqiptar këtë taksë të politikës së vjetër, përmes të cilës Sali Berisha kërkon të mbajë larg kutive të votimit mijëra studentë, pensionistë, të varfër e të papunë.

k.k/NOA

KOMENTE