Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Vlorë: Do të ulë koston e prodhimit dhe do të heq akcizën e naftës
English

Rama në Vlorë: Do të ulë koston e prodhimit dhe do të heq akcizën e naftës

Vlorë 5 maj NOA - Kryetari i PS Edi Rama zhvilloi sot një takim në Novoselë të Vlorës, ku ka folur për programin për bujqësinë.

Rama dhe drejtuesit e lartë të PS që e shoqëronin në Novoselë, janë shprehur se me programin e ri të socialistëve do të ketë ritme të reja të rritjes në fshat.

Zhvillimi nuk do të jetë më i pa balancuar, por përkundrazi, do të synohet një zhvillim harmonik, në mënyrë që të mos thellohet më tej pabarazia sociale" u shpreh Rama.

Kreu i PS ka treguar disa pika të dokumentit të ri qeverisës të socialistëve lidhur me uljen e kostove të prodhimit, si dhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit përmes politikave të reja në sektorin e bujqësisë.

 "Do të ulim edhe koston tërësore të prodhimit, duke nxitur përmes mbështetjes financiare rritjen e njësive të prodhimit dhe njëkohësisht, duke nxitur me politika të reja, edhe përmirësimin e teknologjive të prodhimit." u shpreh më tej Edi Rama.

"Sali Berisha në vitin 2005, mori shumë vota në fshat, duke ngritur zërin në kup të qiellit për çmimin e naftës, që atëherë ishte 600 lekë dhe për Sali Berishën ishte shumë i lartë. Ai premtoi, se me të marrë votën tuaj, do ta bënte 400 lekë çmimin e naftës. Dhe ajo që ndodhi, siç ndodhë me të gjitha premtimet e Sali Berishës, ishte që jo vetëm nafta nuk zbriti, por përkundrazi çmimi i saj u dyfishua e u trefishua, dhe ju mbetët në mes të katër rrugëve. Unë e ndiej pamundësinë tuaj dhe për këtë arsye, do ta ulim çmimin e naftës për fshatin, duke hequr akcizën." deklaroi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE