Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vidhet filiali i Postës së Poliçanit, grabitësit mundën të marrin 1.5 milionë lekë
English

Vidhet filiali i Postës së Poliçanit, grabitësit mundën të marrin 1.5 milionë lekë

Poliçan, 5 maj, NOA - Filiali i Postës në qendër të qytetit të Poliçanit është grabitur nga persona të panjohur, të cilët kanë mundur të marrin shumën e 1.5 milionë lekëve dhe të largohen pa u ndaluar nga askush.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e natës në qytetin e vogël të Poliçanit dhe mësohet se  grabitësit duke përfituar nga errësira dhe mungesa e rojeve kanë shqyer derën e postës dhe kanë grabitur shumën e parave prej 1.5 milionë lekësh.

Mësohet se kjo shumë parash ishte caktuar për t'iu shpërndarë pensionistëve të këtij qyteti.Â

Për momentin nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen, por policia po punon për zbardhjen e saj.

n.e/NOA

KOMENTE