Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Botërore i ofron çekëve që blenë OSSH-në, 60 milionë garanci privatizimi
English

Banka Botërore i ofron çekëve që blenë OSSH-në, 60 milionë garanci privatizimi

Tiranë, 6 maj NOA - Kompania çeke "Chez" që bleu para pak kohësh Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH), mori sot një shumë prej 60 milionë eurosh si garanci paraprake të privatizimit që i bëri kompanisë ish-shtetërore shqiptare.

Garancia jepet me një qëllim të vetëm: Nëse shteti shqiptar i rrëzon OSSH-së së privatizuar, kërkesën për t'i rritur qytetarëve dhe biznesit, çmimet në faturat e dritave, të mbulohet kjo "humbje", për të shmangur faliment të mundshëm siç ka ndodhur në vende të hyra kohët e fundit në Bashkimin Evropian.

Për këtë, sot u nënshkrua marrëveshja e garancisë me Bankën Botërore për garantimin e projektit të privatizimit të OSSH-së, nga ministri Ridvan Bode.

Ministri pohoi se kjo marrëveshje është pjesë e kontratës së shitjes së aksioneve të OSSH sh.a. që është miratuar tashmë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Ajo çfarë Banka Botërore ka marrë përsipër të garantojë financiarisht dhe me reputacionin e saj, është fakti që Republika e Shqipërisë dhe organet e saj shtetërore, do të respektojnë rregullat që tashmë janë të miratuara dhe pjesë e legjislacionit shqiptar.

Ministri i Financave theksoi se kjo kredi nuk shkakton asnjë kosto për buxhetin e shtetit.

Por kjo, shtoi ai, deri në momentin kur do të vërtetohet se pala shqiptare, qeveria, do të respektojë në mënyrë rigoroze deklaratën rregullatore të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike dhe qeveria shqiptare angazhohet me këtë rast që të respektojë këtë deklaratë rregullatore në mënyrë që e gjithë kjo kredi prej 60 milion euro të mos përdoret për të tilla veprime, por të jetë për t'u përdorur për modernizimin e sistemit energjetik në tërësi".

Marrëveshja u përshëndet edhe nga përfaqësuesja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë Greta Minxhozi, e cila konsideroi se kjo do të garantojë përmirësimin e mëtejshëm të situatës energjetike në Shqipëri.

Kontratat e lidhura për këtë garanci, parashikojnë që një bankë tregtare (City Bank), e zgjedhur me procedurë konkurruese në bashkëpunim me Bankën Botërore do të hapë një Letër Kredi (Letter of Credit) në favor të OSSH sh.a.

Nëse ERE nuk respekton Deklaratën Rregullatore të miratuar dhe ky vendim i shkakton një humbje kompanisë së shpërndarjes, atëherë kjo e fundit ka të drejtë të mbuloje humbjen nga LC.

Kontratat parashikojnë gjithashtu në hollësi, se për cilat raste mund të paraqiten kërkesa për humbje që do të mbulohen nga LC dhe afatet për paraqitjen e këtyre kërkesave.Â

Ky instrument është përdorur me sukses nga Banka Botërore në eksperienca të ngjashme dhe mendojmë që do të ndihmoje pozitivisht në zbatimin e suksesshëm të këtij privatizimi në vendin tonë.

Me date 11 prill 2009, u firmos marrëveshja e shitjes së 76% të aksioneve te OSSH sh.a., ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe kompanisë ceke CEZ. Kjo marrëveshje, si një nga kushtet e efektivitetit të saj, ka dhe efektivitetin e Garancisë Pjesore te Riskut (Partial Risk Guarantee) që lëshohet nga Banka Botërore. Nëpërmjet këtij mekanizmi, synohet të garantohet risku rregullator i biznesit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në 5 vitet e ardhshme.

e.l/NOA

KOMENTE