English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 6 Maj

Tiranë, 6 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 6 Maj 2009.

Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.

Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat e sotme kryesisht kanë si argument të parë të tyre pohimet e reja të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi mbi vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, rifutjen në politikë me "Polin e Lirisë" të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, si edhe deklaratat e kryeministrit Berisha bërë dje gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve për rindërtimin e rrugës së Spitallë-Porto Romano, në Durrës.

Gazeta "Panorama" ka përdorur si një ndër argumentet kryesore shpjegimin publik të ish-kryeministrit Aleknsandër Meksi, pse ka vendosur të rifutet në skenën politike shqiptare përmes kryeartikullit: "Meksi: Pse ika nga PD, Berishën e konsideroj si konkurrent, por jo kundërshtar". Artikulli sqaron se përse sipas Meksit ka një hapësirë të forcave të qendrës së djathtë, të cilat nuk e gjejnë veten të përfaqësuar në koalicionin i cili quhet i djathtë zyrtarisht në Shqipëri.

Titull tjetër i së përditshmes "Panorama" është edhe ai "Topi-Berisha bashkë te Varrezat e Dëshmorëve", i cili i pasuar nga artikulli tjetër "E majta, e ndarë për dëshmorët", jep një pasqyrim dhe interpretim të aktiviteteve politike që u zhvilluan dje me rastin e Ditës së Dëshmorëve. Ndërsa vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi, pasqyrohet me detaje në reja në këtë gazetë përmes artikullit "Ekzekutimi, 80 persona në komisariat".

"Gazeta Shqiptare" ka si argument kryesor të saj deklaratën e bërë publike dje nga kryeministri Berisha në Durrës "Do të punësojmë 160 mijë vetë".

Sipas këtij artikulli, kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë segment si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, sepse rruga me vlerë prej 200 milionë lekësh, do të lidhë Durrësin me parkun energjetik dhe atë industrial. Edhe kjo gazetë i lë një hapësirë deklaratave të bëra nga ish-kryeministri demokrat, Aleksandër Meksi, sipas të cilit "Berisha është qeraxhi te PD, veç themelimit, nuk më lidh gjë me të".

Ndërsa mbi ngjarjen e vrasjes së deputetit Xhindi, në një artikull të veçantë përmendet deklarata e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, sipas të cilit, "Kemi pyetur 30 dëshmitarë, ende asnjë pistë konkrete", duke e shoqëruar me argumentin tjetër "Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, 100 vetë hetojnë ngjarjen".

Gazeta "Shqip" hapet me titullin "Prençi: Vrasja e deputetit Xhindi ka vetëm një autor". Brenda tij, duke iu referuar pohimeve të bëra nga kreu i Policisë së Shtetit, thuhet se deputeti Fatmir Xhindi është vrarë nga një person dhe se është vërtetuar tashmë që qesja dhe pakoja e aspirinave i përkasin autorit, po ende po punohet për mbledhjen e sa më shumë provave për të dyshuarin e ngjarjes së rëndë.

Një titull tjetër i kësaj gazete është edhe "Durrës-Kukës fut shqiptarët në borxhe", në të cilin paraqiten detyrimet e njëpasnjëshme të palës shqiptare për ndërtimin e kësaj rruge. Ndërsa në artikullin "Vizat, Shqipëra humb "trenin" e KE. Kush përfiton nga fqinjët", jepen fakte mbi ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin: "Berisha: Mandatin e ri, punësim për 160 mijë vetë". Ai flet mbi deklaratën e djeshme të kryeministrit Berisha në Durrës, sipas së cilës, prioriteti i mandatit të ri qeverisës ka për të qenë punësimi.

Në kryeartikullin e "KJ" thuhet sesi gjatë takimit që zhvilloi dje me banorët e Spitallës, kryeministri deklaroi se qeveria gjatë mandatit të dytë qeverisës do të punësojë rreth 160 mijë qytetarë shqiptarë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai sesi një SHIK-as dëshmon për dhunën në Vain të Lezhës. Gazeta "Libertas" ka si argument të saj kryesor dukurinë e gjakmarrjes, për të cilën komenton të dhënat e raportit të fundit të Freedom House, sipas të cilit në Shqipëri ka 2 mijë fëmijë të ngujuar.

Gjen pasqyrim në faqen e parë të kësaj gazete edhe artikulli që paraqet projektin e qeverisë mbi ngritjen e varrezave të reja për ushtarët grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke. Ai bën të ditur se ato do të ngrihen në Këlcyrë dhe Bularat.

Një argument tjetër i "Libertas" është edhe ai i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, në të cilin pasqyrohet kundërvënia PS-PD, si edhe citohen krerë të komunitetit rom dhe egjiptian, për mënyrën sesi përfaqësuesit e tyre po vetëdeklarohen për të përfituar karta falas.

Artikull tjetër është edhe ai i një fjalimi shqip që është mbajtur në parlamentin grek nga kryetarja e re e Parlamentit Rinor.

Gazeta "Standard" ka në qendër të saj intervistën me ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi: "Ju tregoj qeverinë e re të pas 28 qershorit". Brenda saj, Olldashi rrëfen sesi

ai nuk është nga ata politikanët që zë "rrënjë" në kryeqytet. Përkundrazi prej javësh, koha e tij fizike është ndarë mes Tiranës dhe Fierit. Përse u shndërrua në një ndër gurët më të fortë në qeverisjen e djathtë. Titull tjetër i kësaj gazete është edhe ai që flet mbi listën e re të kandidatëve të Partisë Socialiste "Rama heq nga lista dy gratë kryesore të PS-së". Duke vijuar me paraqitjen si artikull tjetër i rëndësishëm ai që pasqyron deklaratat e bëra nga kryeparlamentarja Topalli në Shëngjin të Lezhës, "Topalli: Krenare që punoj me Sali Berishën".

Gazeta "Korrieri" ka si argument kryesor shkrimin "Pronari i magazinave: Lidhja ime me Fatmir Xhindin", në të cilin Nevruz Kuka hedh poshtë dyshimet për konflikt me deputetin. "Pronën e kam siguruar konform rregullave, megjithëse janë ngritur dyshime për zbardhjen e ngjarjes", është deklarata e hedhur prej tij në këtë artikull. Një titull tjetër i kësaj gazete është edhe ai ku pasqyrohen emrat e rinj që do të marrin lejet e legalizimeve, sipas ALUIZNI-t.

Duke vijuar edhe me një artikull tjetër, që pasqyrohet në faqen e parë, i cili flet për qëndrimin e deputetit Besnik Bustafaj ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike: "Mustafaj: Topalli të bëhet e mençur, Basha të rritet".

n.e/NOA

KOMENTE