Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, një rast i dyshuar me gripin e derrave
English

Kosovë, një rast i dyshuar me gripin e derrave

Kosovë 6 maj NOA - Një rast i dyshuar me gripin e derrave ka alarmuar Kosovën, e cila ka marrë menjëherë masat.

Rasti i parë i dyshimtë që është prekur nga gripi i derrave është lajmëruar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp dhënë sot, zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetit njoftuan se deri më tani sëmundja është ende në dyshim pasi pritet përfundimi i analizave për të verifikuar nëse është fjala për gripin e derrave.

Mësohet se pacientja e dyshuar si e infektuar me gripin e derrave është paraqitur mbrëmë në njësinë emergjente të QKUK-së, me probleme në zemër dhe mushkëri, të cilat sipas tij janë simptomat e kësaj sëmundje.

I gjithë personeli i spitalit është në gatishmëri, është mobilizuar për tu përballur me rastet eventuale të dyshuara me gripin e derrave. Analizat e pacientes pritet të dalin pasditen e sotme gjë e cila do të heqë dhe dyshimet e mjekëve. Pacientja e dyshuar me gripin e derrave në Kosovë, është nga komuna e Vitisë, ndërkohë që dy javë më herët ajo ishte kthyer nga Zvicra. k.k/NOA

KOMENTE