Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i Vetëvendosjes , Albin Kurti, arrestohet në kufi me Maqedoninë, por më pas lirohet
English

Kreu i "Vetëvendosjes", Albin Kurti, arrestohet në kufi me Maqedoninë, por më pas lirohet

Shkup, 6 maj, NOA - Udhëheqësi i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, është arrestuar nga policia maqedonase, teksa po kalonte në pikën kufitare të Hanit të Elezit dhe u dërgua në stacionin policor kufitar, ku iu nënshtrua marrjes në pyetje nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Kurti është liruar para mesnate nga policia maqedonase në vendkalimin kufitar të Bllacës në kufi me Kosovën.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime pranë Ministrisë së Brendshme në Shkup.

Kurti pas lirimit është kthyer në Kosovë, duke paralajmëruar detaje lidhur me ndalimin e tij nga autoritetet policore maqedonase.

Ai po shkonte në Maqedoni për të marrë pjesë në trevjetorim e lëvizjes "Zgjohu" në Shkup. Kurti ka hyrë në Maqedoni edhe në vitet e kaluara, edhe gjatë këtij viti, por asnjëherë nuk është ndaluar. Organizata Vetëvendosja në një komunikatë për shtyp kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Albin Kurtit. "Veprimi i shtetit të Maqedonisë tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit antishqiptar maqedonas, që fillon me diskriminimin institucional të shqiptarëve mbi baza kombëtare, dhe shkon deri te arrestimi dhe i atyre shqiptarëve të cilët punojnë që kjo shtypje të marrë fund" thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Albin Kurti ka qënë në krye të mjaft protestave të zhvilluara në Kosovë, veçanërisht kundër pranisë ndërkombëtare.

Nga ana e saj, qeveria maqedonase, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski për sot ka paralajmëruar zyrtarisht se do të japë të dhëna lidhur me mbajtjen në kufi për pesë orë të liderit të lëvizjes së njohur kosovare "Vetëvendosje", Albin Kurti.

n.e/NOA

Â

KOMENTE