English

Operacioni "Kasaforta", vihen në pranga hajdutët e arkave të komunave Picar dhe Kurvelesh

Gjirokastër, 6 maj, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës, me anë të operacionit të koduar "Kasaforta", kanë mundur të vënë në pranga dy autorët e vjedhjes së kasafortës së komunës Kurvelesh dhe komunës së Picarit. Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë 23-vjeçari Sali Goxhaj dhe 20-vjeçari Erion Stroka, që të dy banues në fshatin Valare të rrethit Gjirokastër, ky i fundit i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së sotme, kanë vjedhur me thyerje arkën e komunës Kurvelesh të Tepelenës, ku kanë marrë kasafortën në të cilën ndodheshin 3.5 milion lekë të vjetra, të cilat u përkisnin invalidëve dhe atyre që përfitojnë asistencë sociale, si dhe disa dokumenta të tjera.

Bëhet e ditur nga forcat policore se ata e kanë fshehur atë në vendin e quajtur Ura e Kozicës në afërsi të fshatit Nivicë. Më pas janë larguar në drejtim të qytetit Tepelenë për të marrë mjete më të forta për hapjen e kasafortës pasi nuk e kishin hapur dot.

Nga informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur kapja e tyre së bashku me automjetin tip Benx me targa SR 46 79 B, në vendin e quajtur kthesa e fshatit Bënçë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë e mundur gjetja e kasafortës si edhe sekuestrimi i lekëve apo sendeve të tjera të vjedhura.

Gjithashtu, u dokumenta me prova ligjore se këta dy persona një muaj më parë më, gjatë orëve të natës, kanë vjedhur me thyerje kasafortën e komunës Picar të rrethit Gjirokastër ku kanë marrë një shumë prej 6.8 miliion lekë të vjetra.

Me këto lekë kanë blerë automjetin tip Benx me targa SR 46 79 B dhe pjesën tjetër e kanë darë me njëri-tjetrin duke i shpenzuar në pabe dhe lokale nate.

Policia ka sekuestruar me cilësinë e provës materiale automjetin tip Benz, 5 aparate celular, katër leva hekuri të cilat shërbenin për hapjen e kasafortave, si dhe kasaforta e Komunës Kurvelesh së bashku me 3.5 milion lekë.

Me urdhër të Prokurorit, lekët iu kthyen Komunës Kurvelesh pasi do t'u shpërndahen invalidëve dhe shtetasëve të cilët trajtohen më asistencë sociale.

n.e/NOA

KOMENTE