Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDSH: Shqiptarët, të papërfaqësuar, Maqedonia s'respekton marrëveshjen e Ohrit
English

PDSH: Shqiptarët, të papërfaqësuar, Maqedonia s'respekton marrëveshjen e Ohrit

Shkup, 6 maj, NOA - Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë maqedonase lidhur me bllokimin e procesit të përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu ka theksuar se qeveria ka bllokuar implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk deklarohet lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore.

"Disa herë kemi kërkuar të dhëna për gjendjen reale për përfaqësimin e shqiptarëve, por asnjëherë nuk morëm përgjigje me shifra konkrete, por vetëm deklarime shterpe. Zëvendëskryeministri Ademi fshihet lidhur me këtë çështje, ndërsa edhe deputetët e BDI-së që janë pjesë e pushtetit bëjnë pyetje të njejta për përfaqësimin, për shkak se asgjë nuk ka lëvizur", ka theksuar deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu, duke shtuar se në konkursin e fundit për 40 vende për noterë, nuk është pranuar asnjë shqiptarë.

Sipas PDSH, nëntë muaj nga funksionimi i koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDIÂ nuk ka të dhëna lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore. Përgjigje të tillë, PDSH ka kërkuar edhe në seancën e posaçme parlamentare, por siç bëhet e ditur, qeveria do të japë të dhënat nëpërmjet një shkrese zyrtare lidhur me përfaqësimin.

NOA-INA

KOMENTE