Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 7 Maj
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 7 Maj

Tiranë, 7 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 7 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat e sotme kryesisht kanë si argument të parë të tyre çështjen e legalizimeve për shtesat e pallateve, pasi është publikuar shifra e 3930 familjeve të reja që përfitojnë prej kësaj mase të qeverisë. Si edhe deklaratën e bërë dje nga ambasadori amerikan në vendin tonë mbi çështjet e funksionimit të organit të akuzës.

Gazeta "Panorama" ka si argument të saj kryesor "Legalizimet, lista e 3930 familjeve që do të marrin tapitë". Në këtë artikull trajtohet fakti se qeveria ka miratuar legalizimet e shtesave në pallatet e vjetra e ndërtimeve pa leje, vendim nga i cili në total ligjërohen 1.16 milion metra katrorë tokë dhe 12. 120 katorë ndërtime në pallate.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai mbi vrasjen e deputetit socialist, Fatmir Xhindi, "Familjarët: Çështjen ia kemi lënë PS-së".

Ndërsa çështja e koalicioneve parazgjedhore trajtohet në artikullin "Mustafaj: Meksi duhet të ishte në PD", në të cilin deputeti Mustafaj komenton zgjedhjen e fundit politike të bërë nga ish-kryeministri demokrat, Aleksandër Meksi, duke kaluar në "Polin e Lirisë".

"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin "Botuesi i Ismail Kadaresë: Si e përgatitëm arratisjen e tij në fundvitet ‘80".

Për të vijuar edhe kjo gazetë me trajtimin e çështjes së dhënies nga qeveria të tapive për 3400 ndërtime pa leje dhe 600 shtesa në të gjithë vendin.

Ndërsa vrasja e deputetit Fatmir Xhindi trajtohet në këtë gazetë përmes artikullit "Vrasja e Xhindit, kunati: Shteti të gjejë ekzekutorin, ose është fajtor". Por në "Gazeta Shqiptare", një vend të dukshëm zë edhe artikulli i cili pasqyron fitoren prej ekipit "Flamurtari" të Kupës së Shqipërisë "Vlonjatët i marrin Kupën e Shqipërisë Tiranës".

Gazeta "Koha Jonë" ka në qendër të saj artikullin "Legalizohen trojet dhe shtesat e pallateve".

Ai trajton vendimin e djeshëm të qeverisë, për kalimin në pronësi të parcelave me ndërtime informale në të gjitha qarqet e vendit, për objektet e ndërtuara para viti 1993. Njëherësh, sqaron "KJ", ka kaluar dhe vendimi për legalizimin e shtesave anësore për ndërtimet para vitit 1993.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe "Durrës-Kukës, vigjilje e fundit të shumëpritur". Përmes raportimit të drejtpëdrejtë nga Rrësheni, duke dhënë detaje konkrete, tregohet sesi vetëm 53 ditë na ndajnë nga përfundimi i projektit të madh për rrugën Durrës-Kukës.

"KJ" vijon edhe me artikuj të tjerë si ai "Kundër kredive, si në kohën e Enverit", në të cilin thuhet se qeveria shqiptare, në një përpjekje për ta mbajtur Shqipërinë jashtë vorbullës së krizës, ka arritur këto ditë të sigurojë kredi të rëndësishme nga jashtë.

Gazeta "Shekulli" ka trajtuar si temë kryesore të saj atë mbi hartimin e programit të Partisë Socialiste, i cili sipas saj kërkon ndër të tjera edhe shkrirjen e strukturave të policisë. Kryeartikulli "Programi i PS-së, të shkrihen strukturat e policisë", tregon sesi kryetari socialist, Edi Rama, gjatë një takimi me ish-efektiva të policisë ka treguar se programi i PS-së parashikon krijimin e një force të integruar të Policisë së Shtetit. Sipas tij, shtetit shqiptar i duhet vetëm një polici dhe jo shumë polici si strukturat aktuale, të cilat krijojnë konfuzion dhe mbivendosje, duke ulur në këtë mënyrë rendimentin e realizimit të qëllimit për të cilin janë krijuar. Ndërkaq, çështja e vrasjes së deputetit Xhindi mbërrin në këtë gazetë përmes artikullit "Familjarët e deputetit Xhindi: "Gjeni vrasësin ose jeni bashkëpuntorë".

Gazeta "Libertas" ka si argument kryesor të saj çështjen e privatizimit të licencës së 4-t celulare përmes artikullit "Celulari i 4-t, PTK mbetet pronari i vetëm".

Artikulli sqaron sesi aksioneri "Infosoft Systems", i cili ishte pjesë e konsorciumit i cili fitoi këtë licencë nga qeveria me shumë emergjencë dhe përparësi, është tërhequr prej tij. "Libertas" aludon se sipas këtij fakti, Postë-Telekomunikacioni i Kosovës merr në dorë pozita të forta dominuese brenda konsiorciumit, duke shtuar më tej edhe faktin se pas vetë PTK-së fshihet kompania "Dardafon", e cila ka blerë pjesë të aksioneve të saj.

Gazeta "Shqip" hapet me titullin e madh "Uidhers: Mos u bëni presion prokurorëve", duke folur mbi deklaratën e bërë dje gjatë një konference nga përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë.

Artikulli citon se Uithers ka deklaruar që çdo presion, sulm apo kërcënim mbi pavarësinë e prokurorisë është hap prapa për vendin.

Këtë deklaratë ambasadori Uithers e bëri në konferencën për dy vjetorin e krijimit të Task-Forcës kundër korrupsionit që u mbajt në Tiranë.

Ndërkaq, një argument tjetër i kësaj gazete është edhe ai mbi debatin që është hapur së fundmi lidhur me financimet për segmentin rrugor Durrës-Kukës. Ai trajtohet në artikullin "Bode-Malaj, debat për kredinë e lartë për rrugën Durrës Kukës"

Duke vijuar edhe me një artikull tjetër, i cili zë vend në faqen e parë, ku citohet deputeti Spartak Ngjela: "Ngjela: Berisha do të humbasë thellë".

Gazeta "Tema" ka si kryeartikull të saj "Kredia e rrugës. 53 % e saj do të shkojë për fitimin e kompanive".

Sipas vlerësimeve që bëhen brenda këtij artikulli, rreth 53 lekë në 100 lekë të këtij borxhi nuk do të shkojnë për të financuar rrugën Durrës-Kukës, për të cilën është kredia, por për normat e larta të fitimeve të kompanive ndërtuese dhe financuese.

Një çështje tjetër e trajtuar nga kjo gazetë është edhe ajo e kartave të identitetit përmes artikullit "Kartat, PS kërcënon: Do të rishohim qëndrimin për zgjedhjet".

Ndërsa çështja e koalicioneve zgjedhore trajtohet në artikullin "Poli i Lirisë mbledh rreth vetes grupe të ndryshme interesi".

n.e/NOA

KOMENTE