English

Jeremiç sot viziton Shkupin, takime me Cërvnkovskin, Gruevskin, Miloshoskin

Shkup, 7 maj, NOA - Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç me ftesë të homologut të tij maqedonas, Antonio Miloshoski, sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Maqedoni. Jeremiç do të realizojë takime edhe me kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe presidentin e vendit, Branko Cërvnkovski.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur sot se ministri Antonio Miloshoski në bisedën me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç do të përqendrohet në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe situatën në rajon.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Maqedonisë në këto takime do të vijet në dukje nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë theksoi se vizita e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç sot në Shkup do të ketë në fokus çështjet bilaterale dhe situatën e përgjithshme në rajon.

Përtej këtyre temave, të dy ministrat do të shqyrtojnë mundësitë për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Pas takimit, Miloshoski dhe Jeremiç do të firmosin Protokoll për bashkëpunim në fushën e diplomacisë.

Kreu shtetëror i vendit përmes kësaj vizite dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat u prishën pas njohjes së pavarësisë.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE