English

Kosova: Hetimet treguan se Ishujt Maldive na njohën pa rryshfet

Prishtinë, 7 maj, NOA - Hetimet dymujore të policisë së Ishujve Maldive kanë hedhur poshtë dyshimet për korruptim të zyrtarëve të këtij shteti me rastin e njohjes së Kosovës. Një deklaratë e lëshuar nga policia e këtij vendi, thuhet se nuk kishte prova të korrupsionit dhe se njohja e Kosovës si shtet ishte në kryer sipas standardeve ndërkombëtare.

Ai shtoi se ministri i Jashtëm, Ahmed Shaheed, një nga të akuzuarit për mitmarrje, kishte njohur Kosovën për shkak nëpërmjet konsultimit me autoritetet e interesuara dhe në përputhje me rregullat e politikës së jashtme.

Këto akuza për mitmarrje ishin shfaqur në mars të këtij viti, nga partitë opozitare, të cilat kishin pretenduar se biznesmeni dhe politikani nga Kosova Behgjet Pacolli kishte dhënë 2 milion euro për ta njohur pavarësinë.

Menjëherë pas kësaj akuze, kryetari i Ishujve Maldive kishte kërkuar proces hetimor për të vërtetuar akuzat.

Akuzat i pati hedhur poshtë edhe vetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka meritat kryesore për njohjen nga Ishujt Maldive.

Pacolli kishte thënë se akuzat për rryshfet kishin ardhur nga politika serbe, e cila vazhdimisht është përpjekur të nxijë aktivitetet e tij.

Madje, Pacolli ishte akuzuar nga Serbia se edhe Marti Ahtissarit i kishte dhënë ryshfet për planin e tij, në bazë të të cilit është shpallur Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008. Prej asaj kohe, Kosovën e kanë njohur më shumë se 50 shtete demokratike, duke përfshirë SHBA-të, Gjermaninë dhe Francën, derisa pavarësinë e kanë kundërshtuar dy fuqitë e tjera botërore. Rusia dhe Kina.

NOA-INA

KOMENTE