Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi në Lushnje: Partia Demokratike mbajti premtimet e katër viteve më parë
English

Olldashi në Lushnje: Partia Demokratike mbajti premtimet e katër viteve më parë

Lushnje, 7 maj NOA - Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi zhvilloi sot një takimi me banorët e Komunës Golem në Lushnje, ku u ndal në veçanti tek investimet e kryera në zonat rurale gjatë këtyre katër viteve.

"Për zonat rurale e pellgjet bujqësore janë investuar 1.2 miliard dollarë, shume kjo vetëm për rrugët rurale e ujësjellësit e fshatrave. Vetëm subvencione për drutë frutore apo vreshta janë 1 miliard e 200 milion lekë" u shpreh Olldashi. Â

Olldashi u ndal gjithashtu dhe në premtimet konkrete të bëra nga Partia Demokratike në vitin 2005.

"Thamë se do te investojmë për kullimin, pasi të gjithë ata që merren me bujqësinë e dinë fare mirë se problemi i ujitjes ka qenë themelor, për shkak të të famshmeve Shoqata të Ujit, të cilat nuk funksionuan kurrë" deklaroi Solok Olldashi.

Me tej Olldashi shtoi se tashmë janë ndërmarrë të gjitha politikat e duhura me akcizat për të mbrojtur prodhimin vendas .

Përgjatë bashkëbisedimit me banorët e Komunës Golem, Ministri Olldashi foli me shifra konkrete dhe për disa premtime kryesore të mbajtura nga Partia Demokratike si strehimi me 8 mijë apartamente të ndërtuara apo të kontraktuara, 1.2 miliard investime në infrastrukturën rurale, dyfishim i rrogave të mësuesve e infermierëve, dyfishim i pensioneve në fshat, 24 ore energji elektrike, 1012 shkolla të reja apo të rikonstruktuara, rritje deri në 60 për qind të pagave për kategori të caktuara, anëtarësim në NATO e kandidat për në Bashkimin Evropian.

k.k/NOA

KOMENTE