English

PS, Nikolla: Programi i PS, integrim të personave me aftësi të kufizuar në shoqëri

Mamurras, 7 maj NOA - Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste Lindita Nikolla, ka bërë sot prezantimin e programit të PS, me banorë të qytetit të Mamurrasit.

Nikolla është shprehur se me ardhjen në qeverisje të Partisë Socialiste, do të ndryshojë edhe e ardhmja e shqiptarëve, ku  do të garantohet më shumë ndihmë për shtresat në nevojë dhe më shumë punë për të zhdukur varfërinë.

Sipas saj në këto 18 vite e në mënyrë të veçantë me 4 vitet e qeverisjes së Sali Berishës, varfëria ka njohur vetëm rritje.

Sipas Nikollës pensionet në këto vite qeverisje të Berishës, kanë njohur rritjen më të vogël, që pas viteve '90 në raport me rritjen e çmimeve në vend, papunësia njëkohësisht ka shënuar shifra rekord, kur çdo ditë bizneset pohojnë shkurtim të vendeve të punës dhe kërkojnë ndihmë nga shteti për lehtësira në drejtim të sigurimeve, apo rimbursimit të TVSH.

Anëtarja e Kryesisë së PS, Lindita Nikolla, është shprehur se një vend të veçantë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, një kujdes të veçantë, do të zërë edhe arsimimi. "Partia Socialiste në Programin e ri të saj e rikoncepton tërësisht procesi i vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar. Në këtë Program që nuk është një listë premtimesh por një dokument qeverisës është parashikuar një vlerësim i ri i personave me aftësi të kufizuara. Vlerësim i ri, që nënkupton jo vetëm vlerësimin mjekësor, por dhe atë social njëherësh. E gjitha kjo për të mundësuar integrimin e këtyre shtresave. Në qytetin e Mamurrasit dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, do ndërtohen qendra komunitare për shërbimet e nevojshme për personat me aftësi të kufizuar." u shpreh Nikolla.

k.k/NOA

KOMENTE