Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës tashmë me pistë të re dhe sistem të ri ndriçimi
English

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës tashmë me pistë të re dhe sistem të ri ndriçimi

Prishtinë, 8 maj NOA - Përurohen sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dy projektet kapitale, rishtresimi i pistës dhe sistemi i ri i ndriçimit, të cilat i kanë kushtuar kompanisë rreth 20 milion euro.

I gjithë financimi i të dy projekteve është kryer nga buxheti i vetë kompanisë.

Prerjen e shiritit për dy projektet kapitale e kanë bërë Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, kryetari i bordit të kompanisë, Bekim Jashari dhe Drejtori Menaxhues Agron Mustafa.

"Sot është një ditë e madhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Po përurojmë rishtresimin e pistës, projekt i cili ka kushtuar 14 milion euro dhe është ndërtuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Për këtë kemi garancinë e mbikëqyrësit, e cila është kompani suedeze me renome botërore, Sëedavia. Qëndrueshmëria e pistës sipas matjeve varion nga 12 deri në 28 vjet apo me një mesatare të përgjithshme për 15 vitet e ardhshme", tha Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Ndërsa për projektin e sistemit të ndriçimit i cili ka kushtuar rreth 6 milion euro, drejtori Mustafa, tha se ky sistem do të rrisë performancën e dukshmërisë për aeroplanët, sidomos në kohë me mjegull.

"Me sistemin e ri të cilin po e përurojmë sot aeroplanët kanë mundësi të aterojnë edhe me dukshmëri prej 400 metrave në kohë me mjegull, ndërsa deri tani ata nuk kanë mundur të aterojnë pa pasur një dukshmëri prej 800 metrave.

Nga sot si aeroport prej kategorisë së parë ku jemi tani kalojmë në kategorinë e dytë për shkak të realizimit të këtij projekti", tha tutje Mustafa.

Ndërsa Ministri i Transporteve dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj tha se "Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, çdo herë e më tepër është duke u modernizuar sipas standardeve ndërkombëtare".

"Këto dy projekte kapitale që po përurohen sot, paraqesin një rrumbullakim të mirë të infrastrukturës së aeroportit, i cili në vazhdimësi është duke investuar dhe përmirësuar shërbimet e veta. Me këtë është duke u kthyer në një shembull për regjionin", tha ministri Limaj.                                                                        Â

Sipas tij, çdo investim që bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, vetëm se ja rritë vlerën, në rast se vendoset që ky aeroport të jepet me koncesion.

Kryetari i Bordit të drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Bekim Jashari tha se "bordi që ai drejton do të vazhdojë të përkrahë Menaxhmentin e Aeroportit dhe japë mbështetje çdo projekti i cili ka për qëllim modernizimin e aeroportit"

"Do të mbështesim çdo projekt që vijen nga Menaxhmenti i cili ka për qëllim modernizimin e aeroportit në mënyrë që të jemi shembull në regjion", përfundoi Jashari.

k.k/NOA

KOMENTE