Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti, maunia përplaset me një makinë që transportonte bombola gazi
English

Aksidenti, maunia përplaset me një makinë që transportonte bombola gazi

Gjirokastër, 8 maj, NOA - Një maune është përplasur me një automjet të ngarkuar me bombola gazi në autostradën Gjirokastër-Kakavijë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur si pasojë e daljes nga rruga të të dy automjeteve, gjë e cila ka krijuar një amulli dhe bllokim të madh të transportit rrugor në autostradën e jugut të vendit.

Të dhënat paraprake tregojnë se aksidenti ka ndodhur rreth 12 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, pranë fshatit Frashtan.

Sipas policisë, ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, ajo që ka shkaktuar  përplasjen e maunes me targa SH 51 53 E, me automjetin tip "Benz" me targa TR 18 74 K, që transportonte bombola gazi.      Policia dhe mjetet e repartit zjarrfikës kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e gjendjes. Aktualisht qarkullimi në këtë segment është i ngadalshëm, ndërkohë që ka filluar operacioni i largimit të bombolave të gazit.

n.e/NOA

KOMENTE