Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Godo: Njerëzit e këtij parlamenti, nuk janë të gjithë ata që e meritojnë atë vend
English

Godo: Njerëzit e këtij parlamenti, nuk janë të gjithë ata që e meritojnë atë vend

Tiranë, 8 maj NOA- "Legjitimiteti i vërtetë i politikanit është vetëm ai që buron nga nisma dhe vepra".

Kështu e ka nisur fjalën e tij kreu i Forumit për Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini, në takimin e djeshëm me temë "Legjitimiteti dhe Integriteti" zhvilluar në Hotel "Tirana".

Në takim ishin ftuar të flisnin Sabri Godo, kryetar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, zoti Arben Imami, shef i kabinetit të kryeministrit Berisha dhe Petro Koçi, kryetar i Partisë Socialiste të Vërtetë 91.Â

Më pas e mori fjalën Sabri Godo i cili u shpreh se Parlamenti Shqiptar ka një devijim të madh dhe njerëzit që e përbëjnë këta parlament nuk janë të gjithë ata që e meritojnë atë vend.

Sipas Godos, Parlamentit Shqiptar i duhen më shumë juristë, deri tani ka pasur më shumë mjekë dhe biznesmenë të cilët kanë përfaqësuar popullin.

Ndërkohë lideri i PSV 91 Petro Koçi tha se qytetarët shqiptarë e kanë shumë të vështirë të bëjnë karrierë nëse nuk kanë të njohur të pushtetshëm.

Sipas tij meritokracia po shkelmohet çdo ditë e më shumë. Â

Kurse z.Galdini veçoi se ndërsa jemi në prag të së disatës fushatë elektorale në këto 18 vite rropatjeje nëpër tranzicionin për kah demokracia, një nga sfidat më urgjente të punëve të pambaruara e të pasqaruara për këto vite që kanë shkuar dhe për të tjerat që do të vijnë është çështja e lidershipit në shoqërinë tonë të lirë, e posaçërisht vendi i karakterit në këtë lidership.

"Jetojmë në ditë kur krizat personale janë bërë ushqimi kryesor i jetës publike, dhe shumë ‘të nderuar', nga drejtues të lartë institucionesh deri tek drejtues partish, deputetë, apo qeveritarë lokalë, burokratë të mëdhenj apo të vegjël, drejtues të shoqërisë civile e njerëz të biznesit, etj., po ecin përmbi skandale duke mbuluar të vjetrat me të reja më të mëdha, dhe kriza e karakterit në lidershipin kombëtar apo lokal ka prekur e vazhdon të prekë çdo qytetar në çdo nivel të shoqërisë, pavarësisht nga përkatësia politike apo backgroundi që mund të kenë", u shpreh Galdini.

Sipas tij, ligji është vital, por askush nuk mund ta mbajë në këmbë ligjin thjeshtësisht duke u përpjekur. Njeriu duhet të synojë të bëhet ai lloj personi prej të cilit veprat e ligjit rrjedhin natyrshëm.

"Qëllimi është të ndikojmë për të ndryshuar frymën, ligjërimin dhe ambientin politik ku veprohet dhe merren vendimet", -përfundoi kreu i FDE-së, Arian Galdini.

e.l/NOA

KOMENTE